Zaimina rrëfim për mëmësinë: Pengu im për lindjen e vajzës

0 0

Pak ditë më parë, Zaimina Vasjari ka festuar ditëlindjen e parë të vajzës së saj Khloe, por gjatë një interviste ditën e djeshme është kthyer pas në kohë duke kujtuar momentet e shtatzanisë dhe të lindjes.

E pyetur së pari për gjininë e bebit, Zaimina tregon se është gëzuar shumë kur mësoi se priste një vajzë, ndërsa bashkëshorti i përgatitur për djalë është zhgënjyer disi.

“Klodi ishte i bindur që do të bëheshim prindër të një djali dhe ua kishte thënë të gjithëve. Kur takoja rastësisht shokë të tij më thoshin urime për djalin. Habitesha sepse atëherë nuk e dinim as vetë gjininë”,- tregon Zaimina.

Ajo thotë se është ndjekur gjatë shtatzanisë nga një mjek turk dhe ka bërë lindje cezariane. Ky është një peng i saji, sepse do të donte të përjetonte momentet e para të ardhjes në jetë të së bijës, t’i dëgjonte të qarën e parë, por  nuk mundi. Megjithatë ajo thotë se mban mend shumë mirë se në momentin e parë që ka hapur sytë, moment që edhe është filmuar, ka thënë “Dua vajzën”!

“Kur e pashë, me zytë e saj në ngjyrë të hapur thashë ky është fëmija më i bukur në botë. Ajo u mbështet në gjoksin tim, kërkonte të pinte. Kontakti trup me trup krijoi lidhjen më të ngushtë me ne. Nga kjo ndjesi pastaj u bëra ashumë selektive. Kur më sugjeronin mami të mira, nuk pranoja doja të bëja çdo gjë vetë”.

Përsa i përket zgjerimit të familjes Zaimina është shprehur se i do shumë fëmijët dhe do të tentojnë për të pasur edhe një djalë.

“Jam penduar që nuk jam bërë nënë më parë. Jam treguar egoiste, kisha frikë nga ndryshimi, por tani e kuptova se Khloe është ndryshimi më i bukur i jetës sime”.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X