Yoga ne shtatzani

0 0

Yoga ne shtatzani

Shtatzania eshte periudha e ndryshimeve te medha, ku cdo muaj shikojme ndryshime te reja ne trupin tone! Ajo cka duhet bere gjate 9 muajve te shtatzanise eshte njohja e trupit dhe emocioneve per te pasur nje lindje te qete dhe me sa me pak dhimbje. Yoga pergatit trupin ta perjetoje sa me mire kete eksperince. Eshte nje nga menyrat me te mira per te pasur nje fizik ne forme dhe te shendetshem gjate shtatzanise e cila tonifikon trupin, gjithashtu lufton edhe anet negative, sic jane: dhimbja e mesit dhe fryrja. Praktikimi i vazhdueshem i Yoges ben qe gruaja gjate dites te kete nje moment te gjithin per vete, ne te cilin ajo komunikon me mire me femijen e saj! Vete termi Yoga nenkupton “bashkimin”, qe ne kete rast eshte bashkimi dhe komunikimi i nenes me femijen.

Nje pjese shume e rendesishme e Yoges eshte mesimi i frymemarrjes te duhur, e dila perdoret ne momentin e lindjes. Yoga gjithashtu ndihmon ne parandalimin dhe eleminimin e shqetesimeve qe shtatzania sjell sic jane: dhimbja e shpines, pagjumesia, te vjellat dhe lodhja. Marrim si shembull dhimbjen e shpines: me nje zgjatje te kolones(e cila fitohet duke bere ushtrime me pozicionin e duhur)legeni hapet dhe trupi qetesohet.

Pse Yoga dhe shtatzania shkojne “aq shume dakord”?

Yoga eshte shume me teper se “te qendrosh dhe besh ushtrime” mbi nje dyshek. Te mirat qe vijne nga Yoga jane shume: ajo jo vetem pergatit mendjen dhe trupin per lindjen, por ndihmon ne qetesimin e dhimbjeve, largon stresin dhe lufton pagjumesine. Te besh Yoga gjate shtatzanise ndihmon ne forcimin e muskujve dhe mban “nen kontroll” dhimbjet e mundshme, te cilat shfaqen me rritjen e femijes.Ushtrimi i Yoges eshte i rendesishem per rikthimin e gjumit te qete si dhe me kryesorja pergatit mendjen te jete e perqendruar tek frymemarrja dhe shtyrja ne momentin e lindjes. Gjithashtu Yoga permireson qarkullimin e gjakut.

Kur i duhet thene “jo” Yoges ne shtatzani?

Ne rast se kemi te bejme me Placenta previa, nena nuk duhet te beje sforcim  dhe rekomandohet pushim total, pra nuk rekomandohet ne asnje menyre ushtrimi i Yoges. Gjithashtu Yoga nuk duhet praktikuar ne rastet kur kemi te bejme me shtatzani binjake ose me shume femije si dhe rastet e shtatzanive qe vuajne nga tensioni i larte. Gjithashtu nenat te cilat kane shqetesime te tilla  si: te vjella te vazhdueshme, shikim te paqarte, fryrje te menjehershme dhe te papritur te duarve dhe kembeve, rrjedhje gjaku, temperature ose ethe dhe dhimbje te vazhdueshme jo vetem qe nuk duhet te praktikojne Yoga por dhe duhet ti drejtohen mjekut.

Keshilla per cdo tremujor te shtatzanise

Eshte e rendesishme te mbajme mend se jo cdo muaj eshte njesoj, dhe ajo cka kemi praktikuar ne muajin e pare nuk mund te praktikohet ne te tretin e me rradhe, per te mos folur per muajin e 8 dhe te 9.Ushtrimet grupohen sipas tremujoreve, duke u perqendruar me kalimin e kohes, ne zona te ndryshme te trupit.

Ne tremujtorin e pare: Yoga ne tremujorin e pare rekomandohet ne vecanti per grate te cilat e praktikonin edhe para shtatzanise. Nuk ka rreziqe, por duhet evituar qendrimi per nje kohe te gjate shtrire ne shpine. Ne kete faze rendesi ka hidratimi: te pish uje para, gjate dhe pas ushtrimit eshte rregulli baze. Por gjithashtu eshte mire te degjohet edhe “zeri I trupit”ku nese nje pozicion apo ushtrim i caktuar eshte duke ju dhene bezdi, duhet ta bisedoni me instruktorin per ta nderprere.

Ne tremujorin e dyte: Kjo eshte faza e pare e pergjigjes te trupit ndaj ushtrimeve. Disa ushtrime nuk do te mund te ushtrohen per shkak te rritjes te barkut. Eshte mire te evitohen ushtrimet qe mund te shkaktojne renie dhe duhet te perqendrohemi tek ato qe forcojne muskujt e shpines dhe te barkut. Ndryshimi i pozioneve duhet bere me kujdes, duke marre parasysh qe ne kete faze artikulacionet fillojne te dobesohen.

Ne tremujorin e trete: Duke ju afruar akoma me shume momentit te lindjes disa ushtrime, per te mos thene e pamundur do te jene te veshtira per tu bere. E rendesishme eshte qe ne kete faze ushtrimet te behen me shume kujdes, qetesi dhe jo duke nxituar. Te ndryshosh shpesh pozicion ndihmon ne qarkullimin korrekt te gjakut si dhe ne frymemarrje me te mire.Mire eshte qe te evitohen ushtrimet per te cilat duhet ekuiliber i forte, por ekziston mundesia qe te perdoret nje mjet tjeter per tu mbeshtetur(tavoline,karrike,muri). Tete javet e fundit duhet punuar me shume me ushtrimet per hapjen e legenit, te cilat do te ndihmojne qe femija te kaloje me lehte, pasi hapet kanali ku femija kalon.
Nese Yoga fillohet qe ne muajt e pare te shtatzanise dhe praktikohet ne menyren e  duhur, nuk ka efekte anesore. Ajo ndihmon gruan te gjeje ekuilibrin e brendshem, duke i dhene nje ndjenje qetesie dhe kenaqesie, kjo pasi trupi clirohet nga tensioni dhe stresi. Yoga mund te praktikohet nga te gjitha grate shtatzena pasi ajo ndihmon ne forcimin e organizmit, qetesimin e muskujve dhe tonifikon muskulaturen e brendshme duke e pergatitur per momentin e lindjes.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X