Xhensila Myrtezaj: Për mua dielli lind dy herë, kur vajza…

0 0

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka lënë pas vitin më të bukur të jetës së saj. Në 2018 ajo ka marrë dhe titullin emrin më të rëndësishëm që mund të mbajë ndonjëherë në jetë atë të të bërit nënë. Në korrik të vitit të kaluar ajo solli në jetë vajzën e saj të parë, të cilën e pagëzoi me emrin Ajka.

E ftuar në emisonin Mirage, Xhensila e ka shumë të vështirë të flasë për të bijën, pasi vërehet qartë që përlotet megjithatë edhe pse e emocionuar ajo ia doli të gjente fjalët më të bukura për të përshkruar në një frazë gjithë ndjesinë që Ajka i ka dhuruar.

“Për mua dielli lind dy herë. Një herë kur del dhe një herë kur vajza hap sytë”. Kështu e ka filluar dhe e ka përfunduar ajo  këtë temë duke thënë se kurrë nuk do të thotë më shumë se kaq për Ajkën.

Ndërsa përsa i përket periudhës së shtatzanisë, Xhensila tregon se ishte një periudhë kureshtjeje e madhe se si do të ishte ëngjëlli që po vinte në jetë dhe si do të ishte ajo vetë si nënë. Por, gjithçka rrodhi natyrshëm tha ajo dhe kur lindi vajza e kuptoi se asgjë nuk kishte më shumë vlerë.

Gjatë shtatzanisë këngëtarja gjithashtu ka xhiruar videoklipin e këngës Çika Çika.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X