Xhensila Myrtezaj: Ajka më ka bërë të kuptoj se mund të duash tjetrin më shumë se veten, shumë shpejt plane për fëmijë të tjerë/ VIDEO

0 0

Prej më shumë se një viti, jeta e këngëtares Xhensila Myrtezaj ka ndryshuar tërësisht, pasi ajo ka marrë titullin më të bukur: nënë. Në një intervistë të fundit, ajo tregon se po përjeton periudhën më të bukur të jetës, ku ndihet më e plotësuar se çdo herë tjetër dhe Ajka e ka bërë të kuptojë se njeriu mund të arrijë të dojë dikë tjetër më shumë se veten.

“Epiteti më i bukur që kam është epiteti nënë. Ne jemi  kokërriza rëre në Saharanë e madhe, jemi shumë të përkohshëm, prandaj të qenit nënë është gjëja më e mirë që mund të më ketë ndodhur. Unë mendoj se kam bërë gjithmonë zgjedhjen e duhur në momentin e duhur, por për Ajkën mendoj që duhet ta kisha bërë më parë. Nuk e kuptoj si kam jetuar pa të”, – shprehet e emocionuar Xhensila.

Përsa i përket ngjashmërisë së Ajkës me prindërit e saj, Xhensila tregon se në portret Ajka është miksim i të dyve, ndërsa në karakter i ngjan shumë Besit. “Është shumë e shkathër, do të marrë patjetër buzëqeshjen, na ka marrë gjithë energjinë sepse është një fëmijë shumë i shkathët”.

Përsa i përket shtimit të familjes, Xhensila tha pa hezitim se dëshiron shumë ta zgjerojë familjen jo me një fëmijë tjetër, por me dy ose tre dhe sa më shepjt, sepse nuk do të donte që Ajka të ketë diferencë të madhe me motrat ose vëllezërit.

“Nuk ka gjë që të përmbush më shumë se ajo. Në fund të ditës kur hedh sytë përreth, mund të mos kesh pallate mbretërore, mund të mos kesh luks, por ke një familje të ngrohtë e të shëndetshme”, – tha ajo.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X