Vogëlushja u komentua në konkursin televiziv për kilet e tepërta, psikologia Lorela Garuli jep këndvështrimin e saj profesional mbi fenomenin

0 0

Pas komeneteve të shumta në rrjete sociale në mbrojtje të vogëlushes që u komentua për kilogramët në një format televiziv, stafi i përnënat.al kontaktoi me psikologen Lorela Garuli për të marrë opinionin e saj lidhur me këtë çështje dhe mbi të gjitha një këndvështrim profesionist përsa i përket ndikimit që kanë episode të tilla te fëmijët.

Psikologia Lorela Garuli, përveçse u ndal te rasti konkret, u përpoq të na jepte një panoramë më të gjerë të fenomennit, i cila për fat të keq, ndodh shpesh nga të rritur që kanë një lloj pushteti përpara fëmijëve, siç është edhe figura e mësuesit.

Ndër të tjera, psikologia vë theksin te vendimarrja e prindërve, të cilët duhet të mendohen dy herë përpara se t’i bëjnë fëmijët pjesë e formateve me elementë të tillë të konkurrencës etj.

Komenti i psikologes Lorela Garuli:

Ky episod që ka tërhequr vëmendjen, mund të shikohet fillimisht në një këndvështrim pak më të përgjithshëm, që janë: dalja e fëmijëve nëpër media, rrjete sociale dhe kompeticione, elementet që nxisin konkurrencën. Të dy këto elementë janë disa dinamika që i përcaktojnë prindërit, ka prindër që janë dakord dhe ka të tjerë që nuk janë dakord dhe kjo lidhet me edukimin, ambicien, me faktin çfarë duan ata të përcjellin.

Ajo që unë do të ndalesha pak më tepër, që më duket shumë shqetësuese, por pa e marrë vetëm si rast konkret, sepse do të doja ta trajtoja si fenomen, është pjesa e bullizimit të pastër, të qartë, ngacmimit, talljes, vënies në siklet, vënies në lojë të një fëmije nga një i rritur, i cili ka autoritet apo pushtet, në këtë rast atë mediatik apo të profesionistit dhe të të gjykuarit.

Këto janë episode që ndodhin shumë dhe nëpër klasa. Fatkeqësisht, ka shumë raste që shpesh herë janë mësuesit, të cilët nxisin dinamika të tilla bullizuese.

Është absolutisht shumë e dëmshme ajo që ndodh në aspektin njerëzor dhe ajo që ndodh është, ajo që themi shpesh se fëmijët edukohen nëpërmjet shembullit, modelit, pastaj fjalës. Modeli në këtë rast është tërësisht negativ. Çfarë mund të ndodhë me një vajzë të tillë, aq të vogël, të pambrojtur, e cila vihet në siklet publikisht nga një i rritur. Sigurisht që gjithë të tjerët do të fillojnë të tallen me të. Këtu ka një komponent tjetër shumë negativ, që lidhet pak edhe me stereotipet gjinorë apo me pritshmëritë për trupin ideal. Në një kohë që të gjithë përpiqemi ta vëmë thkesin te thelbi, te përmbajtja, ta vëmë rëndësinë më shumë tek e brendshmja dhe jo tek disa kile më tepër, ky lloj komenti, drejtuar një vajze të vogël që është pak mbipeshë, është negativ dhe minues i vetëbesimit të saj.

Një koment i tillë është negativ t’i bëhet një të rrituri, një kolegu t’i komentosh pamjen e jashtme dhe kilet e tepërta, aq më tepër një fëmije.

Lehtësia dhe guximi me anë të të cilit disa personazhe publike, por edhe disa të rritur që kanë një lloj pushteti, siç mund të jenë mësuesit, gjejnë të drejtën për të vënë fëmijët në siklet, nuk është aspak e hijshme dhe shumë e dëmshme në nivel psikologjik. Ndoshta ata nuk janë vërtet të vetëdijshëm për efektet që krijojnë, por ka ardhur koha që edhe vetë prindërit ta mendojnë dy herë përpara se t’ja “dorëzojnë” fëmijën këtyre lloj formateve apo dinamikave të caktuara.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X