Vogëlushja frikësohet pas një aksidenti: gjesti i bukur i zjarrfikësve

Ajo po udhëtonte me makinë me familjen e saj për të shkuar në shtëpi te gjyshërit, kur Braely e vogël ishte viktimë e një aksidenti fatmirësisht jo të rëndë. Makina e prindërve të saj në të vërtetë ishte e bllokuar, por kjo ishte e mjaftueshme për të shkaktuar frikë dhe tension te fëmija.




0 0

Faktet

Incidenti, i cili nuk pati pasoja serioze as për fëmijën, as për familjen e saj – me nënën e saj shtatzënë shkaktoi vetëm kaq shumë frikë. Si ndihma e shpejtë ashtu edhe zjarrfikësit arritën menjëherë, të cilët, për të ndihmuar fëmijën shumë të tronditur, kishin një ide të bukur dhe kreative.

Ideja e Departamentit të Zjarrfikësve

Braelyn nuk mund të qetësohej, ajo qau aq sa mundej dhe vërtet u trondit shumë. As nëna e saj nuk ishte në gjendje të qetësonte vajzën e vogël, e cila u terrorizua plotësisht nga aksidenti. Krejt papritur, ishin zjarrfikësit ata që gjetën zgjidhjen. Duke parë që asnjë mënyrë nuk po funsiononte, ata filluan të lyenin gishtat me manikyr. Vajza jo vetëm që pushoi së qari, por filloi të buzëqeshte.

Fotografitë e kësaj skene u publikuan në Facebook nga familjarët e vogëlushes dhe u bënë menjëherë virale.

“Kjo është po aq fantastike sa edhe zjarrfikësit tanë. Shefi ynë dhe kapiteni ynë ishin në vendin ku ndodhi një aksident automobilistik dhe ku një vajzë e vogël nuk u plagos, por ajo u frikësua shumë. Pasi vunë re që foshnj kishte manikyr, ata filluan të lyenin thonjtë me të. Pas disa minutash, fëmija kishte harruar plotësisht aksidentin që sapo kishte përjetuar. Punë e shkëlqyeshme Capo Hadley dhe lapiteni Lloyd, dhe ju falënderojmë që ofruat mbështetje fantastike për një nga qytetet tona të vogla!” është shkruar në Facebook-un zyrtar të zjarrfikësve.

Lexo edhe: Shtatzania është ngjitëse edhe për burrat






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X