Vlerat e mishit per femijen

0 0

Mishi është një ushqim shumë i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e mirë të fëmijës. Ai është shumë i pasur me proteina gjë e cila siguron një rritje të shëndetshme dhe organizëm të fortë. Mishi, qoftë i bardhë apo i kuq, ka një sasi shumë të mirë hekuri, një mineral shumë i rëndësishëm për formimin e qelizave të kuqe dhe sistemit nervor, i cili asimilohet më me lehtësi krahasuar me atë që merret nëpërmjet perimeve dhe bishtajoreve.

Lufton aneminë

Duke qënë se organizmi është në rritje fëmija ka nevojë për më shumë hekur, mineral shumë i rëndësishëm për të parandaluar dhe kuruar aneminë. Një mineral i tillë gjendet më tepër tek mishi i kuq krahasuar me atë të bardhë.

Shumë i pasur me vitaminë B12

Një tjetër rëndësi e mishit është edhe sasia e konsiderueshme e vitaminës B12 që përmban, e cila mbron sistemin nervor si edhe merr pjesë në prodhimin e qelizave të kuqe duke stimuluar gjithashtu edhe hapjen e oreksit të fëmijës.

Kur mund t’ja japim fëmijës mishin?

Në muajin e 7-të mund të bëni prezantimin e mishit të bardhë dhe më pas të atij të kuq. Fëmija duhet të konsumojë: 2 ditë mish të kuq, dy ditë peshk dhe 3 ditë mish të bardhë, gjithmonë duke respektuar tabelën e prezantimit të ushqimeve. Mishi i pulës nuk duhet të përgatitet asnjëherë bashkë me lëkurën pasi përmban shumë yndyrë për fëmijën.

Lexoni dhe: A ndikon mishi i kuq ne shtimin e peshes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X