Viti i pare i femijes tuaj? Ja si te kursni para

0 0

E dini se gjatë vitit të parë të jetës së fëmijës, shpesh prindërit shpenzojnë për gjëra që në të vërtetë nuk janë të nëvojshme? Ky është një “gabim” që ata bëjnë kryesisht kur bëhet fjalë për fëmijën e tyre të parë, duke bërë që shtëpia të jetë e mbushur me sende që nuk janë përdorur kurrë. Kjo bën që nënat dhe baballarët të jenë gjithnjë e më të stresuar duke menduar nëse do të jenë apo jo në gjendje t’ja dalin për të plotësuar të gjitha nevojat e familjes.

Por a është e mundur kjo?

Sigurisht që është e mundur. Me marrjen e këshillave të duhura, ju tashmë do të jeni në gjendje të shpenzoni më pak para për sende të panevojshme, duke pasur më shumë në dispozicion për të plotësuar nevojat më të të rëndësishme jo vetëm të fëmijës, por së të gjithë familjes.

Le të kursejmë duke ndjekur 3 hapa të thjeshtë!

Keni menduar të rrisni fëmijë të lumtur? Ja çfarë duhet të bëni:

  1. Mësoni të njihni nevojat më të domosdoshme: nevoja e parë ëhstë dashuria juaj ndaj fëmijës. Mësoni të qetësoni fëmijën me anën e prezencës tuaj dhe jo duke blerë një lodër të re.
  2. Ndërroni veshje si edhe blini të përdorura: ju mund ta bëni këtë ndërrim me miqtë dhe të afërmit tuaj të cilët kanë nevoja të njëjta me tuajat. Gjithashtu mund të gjeni jo vetëm veshje por edhe sende të tjera të nevojshme për fëmijën tek tregu i sendeve të përdorura. Në fund të fundit nuk do të ishte njësoj i lumtur një fëmijë që fle në një krevat të përdorur?
  3. Bëni gjithmonë një listë dhuratash: fëmija juaj ka ditëlindjen? Është para festa e Vitit të Ri? Përse të mos udhëzoni prindërit tuaj apo të burrit në lidhje me dhuratën që ofrohen t’i bëjnë fëmijës tuaj? Kini parasysh që këto dhurata të jenë jo vetëm të këndshme por edhe të nevojshme për fëmijën. Artikuj te ngjashem: https://www.pernenat.al/keshilla-per-te-kursyer-gjate-shtatezanise-dhe-pas-lindjes/





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Ulja e rrogës në të...

Shkencëtarët vlerësuan sesi ndryshimet në pagë ndikuan në shëndetin e trurit të më shumë se 3,000 të rriturve në SHBA. Studimi 20-vjeçar filloi në 1990, dhe ndoqi pjesëmarrësit përmes recesionit...

Shqetësimi që keni për paratë...

Studimi i afro 15 000 amerikanëve të cilët ishin nga 24 deri në 32 vjeç zbuloi se migrena ishte e zakonshme mes atyre që kishin “pasiguri ushqimore”. Rreth një e...

A duhen futur në ngrirje...

Është një moment emocionues për një nënë kur ajo fillon dhe i jep fëmijës së saj ushqime solide. Nëse fëmija juaj ka mbushur 6 muaj dhe planifikoni t’i filloni ushqimet,...

A duhet t’i tregojmë fëmijës...

Do të kisha dashur një shumë të madhe në llogarinë time bankare, në mënyrë që fëmijët e mi të mendonin se unë dhe burri im Pjetri, jemi të pasur. Vajzat...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X