Viti i pare bashke me femijen, gjithcka qe duhet te prisni prej tij

0 0

Viti i parë së bashku me fëmijën, do të jetë një vit disi i lodhshëm për ju dhe personat e tjerë që do të kujdesen për të. Do të përjetoni emocione të mrekullueshme dhe njëkohësisht do të shikoni fëmijën tuaj të rritet dhe zhvillohet nga dita në ditë.
Etapat më të rëndësishme të zhvillimit të fëmijës tuaj gjatë vitit të parë të jetës…
Buzëqeshjet
Netët e pagjumësisë do të fillojnë të shpërblehen rreth muajit të 2 të jetës. Do të harroni shumë shpejt lodhjen kur fëmija juaj të fillojë t’ju buzëqeshë me vetëdije. Ai do ta bëjë këtë sapo t’ju shikojë apo dëgjojë të flisni.
Të qeshurat me zë
Zakonisht ndodhin rreth muajit të 4. Stimuloheni duke mbuluar dhe zbuluar fytyrën tuaj me një copë apo duke e gudulisur.
Gjumi
Rreth muajit të 4-6 fëmija mund të fillojë të flejë përgjatë gjithë natës. Nuk mund të pretendoni që kjo të ndodhë më parë, nuk do të kishte sens. Ai ka nevojë për kohë për t’u përshtatur me ritmet e jetës pas lindjes.
Qëndron ulur!
Mund të ndodhë rreth muajit të 6 nëse mbështetet në disa jastëkë, dhe pa to rreth muajit 7-9.
Fëmija lëviz!
Rreth muajit të 8 ai përfton aftësi edhe më të mira në të lëvizur, muskujt tashmë janë më të fortë dhe do ta lejojnë atë të rrotullohet, zvarritet, etj. Nëse fëmija nuk zvarritet nuk duhet të mendoni se do të ketë probleme me të ecurën.
Mirupafshim!
Nuk bëhet fjalë vetëm për një lëvizje por për një formë komunikimi dhe fillon ta praktikojë rreth muajit të 9.
Fillon të hajë me duar
Fëmija fillon rreth muajit 9-12 të koordinojë më mirë dorën me sytë dhe kështu do të kërkojë të jetë më i pavarur. Pra do të fillojë të hajë ushqimin me dorën e tij.
Qëndron në këmbë
Zakonisht fëmija qëndron në këmbë në muajin e 12 pra mund të fillojë të hedhë hapat e parë edhe duke u mbajtur tek mobiljet.
Mami!
Zakonisht fëmija fillon të zgjerojë fjalorin e tij rreth vitit të parë të jetës.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X