Vitamina K, vlerat dhe në çfarë mase na nevojitet

Vitamina K luan një rol kryesor në ndihmën e mpiksjes së gjakut, duke parandaluar gjakderdhjen e tepërt. Për dallim nga shumë vitamina të tjera, vitamina K nuk përdoret zakonisht si një suplement dietik. Ja nevojat ditore për të sipas moshës.




0 0

Vitamina K është në të vërtetë një grup komponimesh. Më e rëndësishmja nga këto komponime duket se është vitamina K1 dhe vitamina K2. Vitamina K1 merret nga zarzavatet me gjethe dhe disa perime të tjera. Vitamina K2 është një grup përbërësish që merret kryesisht nga mishi, djathërat dhe vezët dhe sintetizohet nga bakteret.

Kohët e fundit, disa njerëz kanë përdorur vitaminën K2 për të trajtuar osteoporozën, por në të vërtetë nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të rekomanduar përdorimin e vitaminës K2 për osteoporozën.

Pse njerëzit marrin vitaminë K?

Nivelet e ulëta të vitaminës K mund të rrisin rrezikun e gjakderdhjes së pakontrolluar. Ndërsa mungesat e vitaminës K janë të rralla tek të rriturit, ato janë shumë të zakonshme tek foshnjat e porsalindur. Një injeksion i vetëm i vitaminës K për të sapolindurit është standard.

Ndërsa mungesat e vitaminës K janë të rralla, mund të keni rrezik më të madh nëse:

  • Keni një sëmundje që ndikon në përthithjen në traktin tretës;
  • Merrni ilaçe që ndërhyjnë në thithjen e vitaminës K;
  • Jeni kequshqyer;
  • Pini shumë alkool.

Në këto raste, mjeku mund të sugjerojë shtesë të vitaminës K.

Përdorimet e vitaminës K për kancerin, për simptomat e të vjellave në mëngjes, për heqjen e venave merimangë, dhe për gjendje të tjera.

Sa vitaminë K duhet të merrni?

Konsumi i rekomanduar adekuat i vitaminës K që merrni, si nga ushqimi ashtu edhe nga burimet e tjera, është më poshtë. Shumica e njerëzve marrin mjaftueshëm vitaminë K nga dietat e tyre.

Gupet Nevojat për vitaminë K
Fëmijët 0-6 muajsh 2 mikrogramë/ditë
Fëmijët 7-12 muajsh 2.5 mikrogramë/ditë
Fëmijët 1-3 vjeç 30 mikrogramë/ditë
Fëmijët 4-8 vjeç 55 mikrogramë/ditë
Fëmijët 9-13 vjeç 60 mikrogramë/ditë
Vajzat14-18 vjeç 75 mikrogramë/ditë
Gratë 19 vjeç e lart 90 mikrogramë/ditë
Gratë shtatzanë ose gjidhënëse (19-50) 90 mikrogramë/ditë
Gratë shtatzanë ose gjidhënëse (nën 19) 75 mikrogramë/ditë
Djemtë 14-18 vjeç 75 mikrogramë/ditë
Burrat 19 vjeç e lart 120 mikrogramë/ditë

 

Nuk ka patur efekte të dëmshme të vitaminës K me nivelin e gjetur në ushqime ose suplemente. Sidoqoftë, kjo nuk përjashton rrezikun nëse e merrni me doza të larta. Studiuesit nuk kanë caktuar një dozë maksimale të sigurt.

A mund ta merrni vitaminën K natyrisht nga ushqimet?

Burime të mira natyrore ushqimore të vitaminës K përfshijnë:

  • Perime si spinaqi, asparagusi dhe brokoli;
  • Bishtajoret si fasulet;
  • Vezët;
  • Luleshtrydhet;
  • Mishi si mëlçia.

Cilat janë rreziqet e marrjes së vitaminës K?

Ndërveprimet: Shumë ilaçe mund të ndërhyjnë në efektet e vitaminës K. Këto përfshijnë antacidë, hollues të gjakut, antibiotikë, aspirinë, dhe ilaçe për kancerin, kolesterolin e lartë dhe sëmundje të tjera.

Rreziqet: Ju nuk duhet të përdorni shtesa të vitaminës K përveç nëse ua rekomandon mjeku. Njerëzit që marrin ilaçe problemet e zemrës, çrregullimet e koagulimit mund të kenë nevojë që të vëzhgojnë më mirë dietën e tyre për të kontrolluar sasinë e vitaminës K që marrin.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X