Përse nevojitet
Nëse nuk marrim sa duhet vitaminë E, për shkak të problemeve të tretjes, mund të kemi dëmtim të nervave, syve dhe sistemit imunitar.
Burimi më i mirë janë ushqimet
Vitaminën E mund ta merrni nga farat e lulediellit, bajamet, vaji, gjalpi i kikirikut dhe spinaqi.
Vajrat dhe kremrat kozmetike
Këto produkte që përmbajnë vitaminën E ndihmojnë për inflamacionet e lëkurës dhe sigurojnë mbrojtje nga dielli, por kujdes nga ato që quhen derivate sintetike, sepse nuk kanë të njëjtin efekt.
A mund të shërojë plagët?
Vitamina E është e mirë për lëkurën, flokët, thonjtë dhe parandalon lëndimet, dëmtimin e tyre.
A mund të trajtojë sëmundje?
Mund të keni dëgjuar se vitamina E ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve si ato kardiovaskulare, kanceri e deri te Alzheimer. Por, studimet kanë treguar se këto pretendime nuk janë të vërteta.
Reaksionet nëse kombinohet me ilaçe
Nëse jeni duke marrë ilaçe, konusltohuni me mjekun para se të merrni suplemente të vitaminës E. Kjo është e rëndësishme sidomos nëse bëni kimioterapi ose nëse merrni hollues gjaku.
Lexo edhe: 10 shenja të hershme që tregojnë se trupi juaj ka mungesë vitamine C
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu