Vitamina D

0 0

Mungesa e kësaj vitamine gjatë shatëzanisë mund të bëhet shkak për të krijuar kushte të tilla që do të çojnë në një lindje të parakoshme. Nga ana tjetër ajo ka edhe një sërë vetish mbrojtëse, dhe kryesisht të mbrojtjes së plaçentës.
Vitamina D dhe mbrojta e plaçentës
Infeksionet mund të prekin edhe këtë organ dhe për këtë arsye vitamina D do të jetë tepër e rëndësishme, kjo pasi ajo përforcon sistemin imunitar natyral.
Vitamina D dhe lindja me operacion cezarian
Mungesa e kësaj vitamine jo vetëm do të rriste rrezikun e infeksioneve, por edhe të lindjes me operacion çezarian. Sipas ekspertëve kjo mund të ndodhë për shkak të rritjes së presionit arterioz, por edhe nga reduktimi i fuqisë muskulare e cila shoqërohet nga mungesa e vitaminës D.
Problemet për fëmijën
Sipas disa ekspertëve, mungesa e vitaminës D mund të provokojë një zbutje të kockave të kafkës, e cila në përgjithësi kurohet vetë dhe nuk ka nevojë për trajtime specifike. Por, nëse mungesa e vitaminës D është e pranishme edhe gjatë gjidhënies, mund të shkaktojë një reduktim të masës kockore, diabet të tipit 1 si edhe dobësim të sistemit imunitar.
Vitamina D dhe shëndeti i dhëmbëve
Duhet të dini se një mungesë e kësaj vitamine gjatë shtatëzanisë do të ndikonte negativisht në zhvillimin e dhëmbëve të fëmijës. Gjithashtu gjatë gjidhënies dhe shtatëzanisë organizmi kërkon një sasi më të madhe kalçiumi, përthithja e të cilit favorizohet nga vitamina D. Pra mungesa e vitaminës D nuk do të ketë një ndikim negativ vetëm në kockat e fëmijës por edhe në shëndetin e nënës.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X