Vitamina B: A duhet t’ju japim suplemente fëmijëve?

Kush ka fëmijë ose është shtatzënë, e di rëndësinë e marrjes së vitaminave për rritjen e fëmijës.




0 0

Është mbi të gjitha vitamina B që favorizon zhvillimin e plotë të organizmit: ushqyes që trupi i njeriut nuk është në gjendje ta sintetizojë në mënyrë autonome dhe që duhet të merret nëpërmjet dietës dhe, nëse është e nevojshme, me suplemente për fëmijët.

Angazhimi i pediatërve

Fëmijët, më shumë se të rriturit, kanë nevojë për vitamina për shkak të metabolizmit të tyre më intensiv. Për këtë arsye, Consulcesi Club, një shoqatë ne mbi 100 mijë mjekë jep disa këshilla për të korrigjuar zakonet e të ngrënit. Një dietë e pasur me fruta (të freskëta dhe të thata), perime me gjethe jeshile, mish, bishtajore dhe drithëra të plota siguron një dozë të mjaftueshme të shumicës së këtyre vitaminave.

Vëmendje në verë

Me rritjen e temperaturave është e këshillueshme që të konsumohen perimet (të papërpunuara dhe gatuara) dhe fruta me lëkurë. Në këtë mënyrë, vitaminat B1 dhe B2 do të përmirësojnë aktivitetin e muskujve dhe do të neutralizojnë ndjenjën e lodhjes, duke favorizuar një formë fizike optimale, ndërsa B3 dhe B6 do të kontribuojnë në rinovimin dhe kujdesin e lëkurës, të dëmtuar nga ekspozimi ndaj rrezeve të diellit. Nëse dietat e fëmijës janë monotone dhe nuk garantojnë vitamina të mjaftueshme B, mund të përdorni suplemente për fëmijët, por vetëm nën mbikëqyrje të rreptë mjekësore.

Zakonet e gabuara të të ngrënit

Një sondazh i kryer nga pediatrit ka treguar se mbi 46% e fëmijëve hanë keq: në veçanti, 22.1% ndjekin një regjim ushqimor me mangësi dhe të pabalancuar dhe 24.5% kanë një dietë të pabalancuar. Ndër ata që nuk ndjekin një dietë të rregullt,  41.8% e fëmijëve janë mbi 10 vjeç, 28.4% janë ndërmjet 6 dhe 10 vjeç, 19.5% janë ndërmjet 3 dhe 6 vjeç dhe 10, 3% janë midis 0 dhe 3 vjeç.

Lexo edhe: Nëna gjen copa metali në vitaminat e fëmijës






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X