Vitamina A lufton aknet dhe shenjat e tyre

Vitamina A duket se është substanca kryesore e përmendur në kozmetikë dhe dermatologji gjatë vitit 2019.




0 1

Gjatë kësaj kohe është zhvilluar një interes i motivuar nga përfitimet që kjo vitaminë mund të sjellë në trup dhe përmes suplementeve.

Riprogramon qelizat

Kjo substancë është një riprogramues qelizor i vërtetë që ka aftësinë për të riparuar dëmin e shkaktuar nga plakja e lëkurës, duke dhënë një përmirësim të pabesueshëm në ngjyrën e lëkurës, vaskularizimin e saj dhe rrudhat.

Lufton aknet

“Mund të thuhet se vitamina A ka bërë histori në dermatologji- thotë Giuseppe Alessandrini, një dermatolog italian – dhe në veçanti për trajtimin e akneve. Nëse aplikohet në lëkurën me akne, kjo vitaminë është në gjendje të pastrojë tërësisht poret dhe të rregullojë prodhimin e sebumit, pasi është një nga substancat e pakta që mund të depërtojnë thellë dhe efektivisht në lëkurë, duke e rinovuar dhe duke përmirësuar tonin dhe cilësinë e saj.

Kjo arrihet edhe përmes suplementeve

Përveçse në kremra që përdoren gjatë ditës, vitamina A mund të përdoret edhe në trajtimin e formave më serioze të puçrrave në fytyrë, siç janë aknet cistike. Aknet e rënda cistike janë një patologji me prejardhje inflamatore dhe nëse nuk trajtohen siç duhet, ato mund të lenë shenja të dukshme në fytyrë dhe trup. Të sëmurët e shohin pamjen e tyre fizike të përkeqësohet dukshëm dhe prandaj shqetësohen. Vitamina A e përdorur në mënyrë sistematike është në gjendje të veprojë në procesin inflamator dhe ta mbajë këtë sëmundje nën kontroll, duke shmangur gjithashtu “shenjat” e akneve. Kohët e fundit, vitamina A është përdorur edhe për një tjetër patologji shumë të dhimbshme inflamatore: hydrosadenitis suppurative (e njohur gjithashtu si aknet e brendshme). Nëse terapia ndërmerret përpara se inflamacioni të arrijë shtresat e thella të lëkurës, pacienti merr lehtësim të menjëhershëm”.

Lexo edhe: Vitamina A: nëse mungon rrezikoheni nga infeksionet më të rrezikshme të lëkurës






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Trendi i konsumit të qumështit...

Pirja e qumështit të gjirit është si një ilaç. Po, por për foshnjat që ushqehen me gji nga nëna e tyre. Për të rriturit, nuk është vërtetuar të letë përfitime,...

Operacioni plastik i gjirit, tashmë...

Implantet e gjirit kanë qenë gjithmonë shumë të kërkuara, për ato që duan një dekolte më të bukur e nuk kanë frikë t'i drejtohen kirurgjisë kozmetike për të përmirësuar pamjen...

Ulja e dritës së ekranit...

Ulja e dritës së ekranit të telefonit gjatë natës, nuk ju ndihmon të flini më mirë. Vendosja e funksionit në telefonin tuaj që zvogëlon intensitetin e dritës blu në ekran...

Shtohen ndjeshëm ndërhyrjet estetike, çfarë...

Efekti Covid ndihet shumë edhe në korrigjimet estetike kur ka një kthim prapa të shtimit të kërkesave për ndërhyrje, që praktikisht nënkupton buzë me filler, dekolte shpërthyese dhe vithet e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X