Virusi i rrezikshëm Zika, si paraqitet gjendja sot?

0 0

 

Kanë kaluar katër vjet që nga shpërthimi i virusit Zika dhe zyrtarët e shëndetësisë paralajmëruan gratë shtatzëna për të qëndruar jashtë rajoneve të caktuara ku virusi i mushkonjave po lulëzonte, por tani zyrtarët shëndetësorë në botë po reduktojnë ato paralajmërime.

Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara kanë lehtësuar paralajmërimet që më parë kishin këshilluar gratë që ishin shtatzënë ose duke u përpjekur për shtatzani, të shmangnin udhëtimin në dhjetëra vende dhe rajone.

Tani, udhëzimet e CDC thjesht rekomandojnë “gratë shtatzëna dhe çiftet që planifikojnë një shtatzëni brenda 3 muajve të ardhshëm të konsultohen me një mjek” përpara se të udhëtojnë në zonat ku Zika është raportuar më parë.

Vetëm një rajon në botë ka një shpërthim aktiv Zika. Shteti indian i Rajasthan ka atë dallim të pafat dhe rekomandimet e CDC ende kërkojnë që të mos vizitoni atë zonë nëse jeni shtatzënë apo duke tentuar.

Aktiviteti i virusit Zika rreth globit është qetësuar në mënyrë të konsiderueshme në vitet e fundit. Brazili, i cili pësoi qindra mijëra raste të infeksionit Zika në vitin 2016, kishte më shumë se 2,000 foshnje të prekura nga “zhvillime dhe rritje alternative që mund të lidhen me infektimin e virusit Zika”, duke përfshirë mikrocefalinë, “një gjendje ku koka e foshnjës është shumë më e vogël sesa pritej”, sipas CDC.

Nuk ka vaksinë për Zikën, dhe ndërsa gratë shtatzëna mund të marrin masa paraprake, si të veshin mëngë të gjata për t’u mbrojtur nga mushkonjat dhe të shmangin aktivitetet në natyrë në agim dhe muzg, lehtësimi i këshillimeve të udhëtimit nuk do të thotë se rreziku është zvogëluar në masën zero.

“Ku ka shpërthime të mëdha, patjetër do të të udhëzojmë të mos shkojmë”, tha Martin Cetron, drejtori i Divizionit të Migracionit dhe Karmantinës së CDC-së në një intervistë me Washington Post”.

Lexo edhe: Virusi Zika: simptomat, shtatzania, parandalimi dhe kura






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X