Bamirësia dhe humaniteti nuk varfërojnë askënd. Dhe si duket një gjë të tillë e ka kuptuar edhe vogëlushi 5 vjeçar, Ajki Nurka, i cili ka vendosur të dhurojë të gjitha kursimet e tij. Ajki, i është bashkuar personave që kanë ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Siç duket nga videoja e publikuar nga Newsbomb, 5-vjeçari shumë i vendosur i dorëzon arkën e kursimeve familjes në Vaqarr.
Ëmbëlsia dhe pafajësia e Ajkit tregojnë që secili prej nesh me sado pak mund të bëjë të lumtur dikë që ka vërtet nevojë.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu