Prej pak javësh trashëgimtarja e dytë e Top Medias Sara Hoxha është bërë nënë për herë të dytë.
Djali i saj Roman erdhi në jetë, gati tre vjet pas djalit të madh London.
Sara e ka pranuar shpeshherë se mëmësia është tepër e lodhshme dhe sakrifikuese por shumë e bukur.
Sot ajo na ka treguar pikërisht këtë të fundit pasi ka shpërndarë momente nga mëngjesi i ëmbël me London.
Vogëlushi edhe pse nuk i ka mbushur akoma tre vjeç, duket se ka një dashuri shumë të madhe për këngën dhe pianon.
London shfaqet i ulur në pianon e tij të bardhë, ndërsa luan dhe këndon këngën ” La la la”, të Naughty Boy dhe Sam Smith.
I përqëndruar dhe me gishtat e tij të vegjël të vendosur mbi piano, London duket si një shoëman i vërtetë, ndërsa mami Sara e filmon nga pas.
Në sy bie dhoma e vogëlushit me një kënd librash dhe lodrat sigurisht që nuk mungojnë. Një kornizë me një foto të ekos së London kur ka qenë ende në barkun e mamit qëndron mbi piano.
Epo nuk mund të kishte moment më të ëmbël se kaq për të nisur ditën 🙂
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu