Amy Schumer ka qenë jashtëzakonisht e sinqertë për çdo pjesë të rrugëtimit të saj të të bërit nënë – nga beteja e saj me të vjellat e tmerrshme deri në përvojën e saj të lindjes përmes operacionit cezarian dhe më së fundmi vendimin e saj për të hequr dorë nga pompimi.
Dhe këtë javë ajo u shpreh se nuk ka përfunduar ende. Djali i saj Xheni tani është 8 muajsh dhe Amy sapo filloi IVF.
IVF mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë dhe është këndshëm të shohësh Amyn duke përdorur platformën e saj për të folur se si ardhja në jetë e bebeve nuk është gjithmonë e lehtë (ose e këndshme). Ndonjëherë ajo shkakton dhembje fizike dhe emocionale.
Amy Schumer: “Unë jam një javë në IVF …”
Schumer postoi një fotografi të barkut të saj të enjten, duke treguar shenjën e operacionit dhe të tjerat nga procedurat që lidhen me IVF.
“Unë jam një javë në IVF dhe ndihem vërtet shumë e emocionuar. Nëse dikush ka kaluar këtë eksperiencë dhe nëse keni ndonjë këshillë ose nuk do ta kishit problem të ndani përvojën tuaj me mua, ju lutemi bëjeni. Unë kam ngrirë vezët dhe po përpiqemi të gjejmë se çfarë të bëjmë për t’i dhënë Xhenit një motër”, ka prezantuar ajo në foto.
Schumer kishte një shtatzani shumë të vështirë me djalin. Ajo villte çdo ditë aq shumë, saqë përfundonte shpesh e shtruar në spital. Nuk ishte kënaqësi, por të bërit nënë, po ishte. Në fund të vitit 2019 ajo postoi një foto të sajën me bashkëshortin Chris dhe foshnjën Xhen, dhe shkroi: “Ky ka qenë deri tani viti më i mirë i jetës sime dhe kam kaluar gjysmën e tij duke vjellë çdo ditë”.
Nga postimet e saj në Instagram është e qartë që mëmësia do të thotë shumë për Schumer.
Asaj iu desh të kalonte shumë për të sjellë në jetë Xhenin dhe tani ajo po përgatitet të kalojë përsëri shumë, gjatë këtij udhëtimi IVF. Ne nuk e dimë nëse ai udhëtim do të përfundojë në një shtatzani, surrogaci apo çfarë, por shpresojmë se do të përfundojë në një motër për Xhenin sepse kjo është ajo që dëshirojnë Schumer dhe burri i saj.
Lexo edhe: Marrëdhëniet seksuale gjatë dhe pas IVF
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu