Vërtetohet shkencërisht, gratë kanë nevojë për hapësirën e tyre fizike gjatë shtatzanisë

Ndjenja e hapësirës personale të një gruaje shtatzënë zgjerohet gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë. Ndërsa barku i nënës rritet, në fakt, hapësira e zgjeruar peripersonale është mënyra e trurit për të siguruar që rreziku të mbahet në gjatësinë e krahut




0 0

Instinkti i nënës fillon para se fëmija të lindë. Në fakt, hulumtimet e reja të botuara në revistën “Raportet Shkencore” thonë se një grua i nënshtrohet ndryshimeve të rëndësishme mendore dhe fizike gjatë tremujorit të tretë.

Studimi në mënyrë specifike analizoi nevojën e grave shtatzëna për hapësirën peripersonale, zonën më të afërt që rrethon trupin tonë. Zakonisht i referohemi si “hapësirë personale” ose një “flluskë sigurie”, është zona ku ndodh shumica e bashkëveprimeve dhe zakonisht brenda gjatësisë së krahut të një personi tjetër.

Shkencëtarët përdorën një test për të matur kufijtë e hapësirës peripersonale gjatë shtatzanisë. Ata testuan gratë që nuk ishin shtatëzëna, si dhe gratë në tremujorin e dytë të tyre, kur barku fillon të rritet, tremujori i tretë kur është qartë i dukshëm dhe gratë që ishin tetë javë pas lindjes.

Ata gjetën se ndjenja e hapësirës personale të një gruaje shtatzënë zgjerohet gjatë tremujorit të tretë të shtatzënisë. Asnjë ndryshim nuk është vërejtur në fazat e hershme të shtatzënisë ose pas lindjes, kur barku është zakonisht më i krahasueshëm me atë të dikujt që nuk është shtatzënë.

“Rezultatet tona sugjerojnë se kur trupi i nënshtrohet ndryshimeve dukshëm të mëdha, në fazën kur barku zgjerohet qartë, truri i nënës gjithashtu fillon të bëjë rregullime në hapësirën që menjëherë rrethon trupin”, shpjegon autorja kryesore Dr. Flavia Cardini, lektore e lartë në psikologji në Universitetin Anglia Ruskin. “Kështu që, ndërsa barku i nënës rritet, në fakt, hapësira e zgjeruar peripersonale është mënyra e trurit për të siguruar që rreziku të mbahet në gjatësinë e krahut”.

Me fjalë të tjera, mos e prekni barkun e rritur të mikeshës suaj ose të dikujt që sapo keni njohur.

Lexo edhe: Si rritet hapësira fizike e nevojshme tek gratë shtatzëna?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X