Vendosja ne gji gjate diteve te para pas lindjes

0 0

Kur duhet të vendoset fëmija në gji pas lindjes?

Fëmija duhet të vendoset në gji menjëherë pas lindjes, nga ana tjetër fëmija është në gjendje të thithë menjëherë kjo falë reflekseve të thithjes dhe gëlltitjes që ai ka. Momentet e para të ushqyerjes me gji janë shumë të rëndësishme dhe për këtë arsye nëna duhet ta njohë mirë këtë proçes.

Njihni qumështin e vazhdimësisë (atë të maturuar)

Në këtë moment kulloshtra zëvendësohet me qumështin pasardhës i cili do të ketë sasi dhe cilësi të përshtatshme për kërkesat e fëmijës. Në këtë fazë gjinjtë do të fryhen shumë, mund të dhembin ai edhe të jenë të nxehtë. Mos harroni të pini sa më shumë lëngje.

Mos e lini gjoksin të pushojë

Vendosni fëmijën në gji pa orar dhe në interval të shkurtra në mënyrë që qumështi të mos qëndrojë shumë në gji. Nëse do të ndodhe e kundërta, impulse cerebral do të çojë në uljen e prodhimit të qumështit. Megjithatë duhet të kuptoni të qarën e fëmijës. Jo pas çdo të qare ai duhet të vendoset në gji.

Kontrolloni pozicionin, kapjen dhe thithjen

Pozicioni është thelbësor për të bërë një stimuli të mirë të gjinjve. Fëmija duhet të hapë mirë gojën në momentin e thithjes dhe të ketë brenda saj edhe një pjesë të areolës. Nëse fëmijën pas disa minutave e zë gjumi në gjoks duhet ta stimuloni duke e përkëdhelur nga këmbët apo nga fytyra.

Kujdes ragadet

Nëse thithat janë të çarë dhe të gjakosur do të dhembin dhe për pasojë gjidhënia nuk do të kryhet në mënyërën e duhur, për këtë arsye është e rëndësishme t’i kuroni ato. Nga ana tjetër duhet të dini se ato formohen nga futja në mënyrën e gabuar të thtihit në gojën e fëmijës ose nga forma jo normale e tyre, për këtë arsye duhet të tregoni kujdes në pozicionim.

Gjidhënia duhet të jetë përparësia juaj

Duhet të kujdeseni vetem për të stabilizuar këtë proçes dhe më pas me punët e tjera të cilat për momentin duhet të presin.

Evitoni çuçon:

Të paktën 15 ditët e para fëmija nuk duhet të mësohet me të, kjo pasi ai do të ndikojë negativisht në gjidhënie.

Lexoni edhe: Veshtiresite e ushqyerjes me gji 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X