Është momenti i përzgjedhjes së emrit të bebes. Kini parasysh se…
Do të ishte mirë të zgjidhnit një emër të thjeshtë për t’u shqiptuar si edhe të shkurtër. Nëse do të ishte e mundur mund të evitonit edhe vendosjen e emrave të huaj dhe të vështirë, në mënyrë që fëmija juaj të mos ketë asnjëherë probleme në shkrimin apo shqiptimin e tij.
Nuk do t’ju rekomandonim përdorimin e 2-3 emrave bashkë për fëmijën, emrave të njëjtë me mbiemrin, si edhe emra që në një të ardhme mund të vendosin në siklet fëmijën.
Mund të përdorni emra të huaj, por do të ishte mirë që këta emra të përmbanin shkronja që shqiptohen dhe shkruhen edhe në gjuhën shqipe po njësoj, në mënyrë që fëmija juaj të mos ketë vështirësi në situata të ndryshme në vitet në vazhdim.
Mund të përdorni emra të vjetër dhe me kuptim, dhe pse jo edhe emra që janë mbajtur më parë nga familjarët tuaj.
Do të ishte diçka e bukur ta bënit emrin e fëmijës të rimonte më mbiemrin, por sic e theksuam më sipër nuk duhet të jenë të njëjtë!
Nëse një emër ju pëlqen ju (pra prindërve të fëmijës), nuk duhet të kushtëzoheni nga mendimi i të tjerëve.
Do të ishte mirë të mos përdornit një emër tepër të përdorur. Një emër i veçantë do ta bëntë fëmijën tuaj të ndihej gjithashtu më i veçantë.
Para se të vendosni emrin e fëmijës, kërkoni për të gjetur domethënien e tij. Mund të ndodhë që një emër të jetë i bukur dhe i veçantë, por domethënia e tij absurde.
Evitoni përdorimin e një emri që në jetën tuaj ju kujton një person që ju ka shkaktuar, apo keni kaluar bashkë me të një situatë të trishtuar apo të vështirë.
Lexo dhe: Emra per femije, disa ide per te zgjedhur me mire
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu