Vdes personi më i vjetër në Britani në moshën 112 vjeçare, zbulohet sekreti i jetëgjatësisë

Personi më i vjetër në Britani ka vdekur në moshën 112 vjeçare. Më herët ajo ka treguar se sekreti i jetëgjatësisë së saj ka qenë konsumi i një gote uiski çdo darkë pë 60 vjet.




0 0

Personi më i vjetër në Britani, Grace Jones, ka vdekur në moshën 112-vjeçare.

Vajza e saj tha se super gruaja që kishte jetuar më shumë se një shekull, të cilën e quanin Grace e mrekullueshme, vdiq në shtëpinë e saj  ditën e premte.

Duke folur për nënën e saj “të mrekullueshme”, Deirdre McCarthy, 81 vjeçe, tha: “Nuk kam ëndërruar kurrë kur isha një vajzë e vogël që nëna ime do të ishte pikë referimi për të gjithë vendin. I thashë miqve të mi: Ajo është një dhuratë e mbushur me histori. Ajo ishte e mrekullueshme dhe kishte një sens të këndshëm humori”.

Pas ditëlindjes së saj të 112-të, Jones ia atribuonte jetëgjatësinë e saj pjesërisht uiskit.

Ajo është shprehur më herët: “Uiski është shumë i mirë. Unë fillova të pija nga një gotë çdo natë kur bëra 50 vjeçe dhe kështu kam vazhduar për 60 vitet e tjera dhe nuk kam ndërmend të ndaloj.

“Mjeku im më tha:” Vazhdo me uiski, Grace, të bën mirë për zemrën”.

Jones, e lindur më 16 shtator 1906, u bë personi më i vjetër në Britani pas vdekjes së Oliver Boar, në moshën 113 vjeçare, në shtator.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X