Vdes foshnja një javëshe, prindërit vendosin të dhurojnë organet

0 0

 

Kur Krysta Davis ishte 18 javëshe shtatzanë, ajo mori një lajm që asnjë nënë nuk do ta dëshironte për fëmijën e saj. Në kontrollin rutinë për të parë bebin, ajo mësoi se fëmija i palindur kishte anencefali, një defekt serioz ku një fëmijë lind pa pjesë të trurit dhe kafkës. Jetëgjatësia për këtë sëmundje varion nga disa momente pas lindjes në vetëm disa ditë. Çiftit i është dhënë mundësia për të abortuar vajzën, por ata kanë vendosur të presin, ta sjellin vajzën në jetë dhe organet e saj t’ja dhurojnë dikujt që do të kishte nevojë.

“Unë mund të mos kem mundësinë të marr fëmijën tim në shtëpi, por ndoshta mund t’i krijoj mundësinë dikujt tjetër për fëmijën e saj”.

Vajza e vogël erdhi në jetë në prag të Krishtlindjeve dhe u duk se sfidoi shumë nga parashikimet e mjekëve. Ajo jetoi deri në ditën e Vitit të Ri, duke u dhuruar prindërve mundësinë ta merrnin në shtëpi dhe të shijonin çdo moment me të.

Por, natën e Vitit të Ri prindërit duhej t’i thonin lamtumirë të bijës. “Për nëntë muaj e mbajta këtë shpirt të bukur, ndërsa babai i saj, miqtë tanë, të afërmit, familja e kemi mbushur me shumë dashuri. Pasi u diagnostikua me anencefali, kurrë nuk e kisha menduar se vajza do të na bekonte me prezencën e saj për një javë. Një javë e mbushur me buzëqeshje, me zërin e saj duke qarë e duke bërë tinguj. Nuk do ta ndërroja këtë javë me asgjë në botë”.

Edhe pse ajo jetoi vetëm një javë, vajza ka pasur një ndikim të rëndësishëm në jetën e shumë vetave. Nëna shpjegon se valvulat e zemrës së saj do të përdoren për të shpëtuar dy foshnje të tjera, ndërsa mushkëritë e saj do të përdoren për hulumtime mbi anencefalinë.

Lexo edhe: Aurora lindi dhe arriti te rrezatonte! Nje histori triumfi/ FOTO/ VIDEO






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X