Vdes fëmija nga infeksioni, 2 javë pa ndërruar bebelinën

0 0

Një histori absurde vjen nga Shtetet e Bashkuara, pikërisht nga Misisipi. Dy prindër, në vend që të kujdesen për fëmijën e tyre si të gjitha nënat dhe baballarët, e lanë atë në një gjendje neglizhence që e çoi në vdekje. Fëmija, vetëm 4 muajsh, vdiq për shkak të një infeksioni. Prindërit e vogëlushit Koehn nuk i ndërruan pelenën për 2 javë dhe për këtë arsye ai u rrethua nga urina e jashtëqitjet, që shkaktuan krimba e papastërti, që i morën jetën.

Vogëlushi vazhdimisht kishte insekte që rrinin rreth tij, duke lëshuar erëra të këqija dhe duke i shkaktuar vuajtje.

Kur mjekët vizituan fëmijën, u tronditën nga shëndeti i tij. Ata u përpoqën ta shpëtonin, por ishte e pamundur.

Fillimisht foshnja ka pasur skuqje të lëkurës, por papastërtia ka shkaktuar infeksion të rëndë.

Sipas hetimeve, çifti kishte probleme varësie ndaj drogës, gjë që shpjegon gjendjen e braktisjes në të cilën ishte vogëlushi. Foshnja, përveç mungesës së higjienës ishte në gjendje të kequshqyerjes dhe dehidratimit. Tani prindërit rrezikojnë deri në 20 vjet burg.

Lexo edhe: Digjet i porsalinduri ne dushin e pare ne spital






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X