Vdes 10-vjeçarja, lë porosi t’i dhurojnë lodrat fëmijëve të varfër

0 0

 

Është një nga ato histori që askush nuk do të donte kurrë të dëgjonte. Xhulia, një vajzë dhjetëvjeçare, humbi betejën e saj më shumë se 4-vjeçare me tumorin. Kur u largua nga krahët e prindërve të saj, ajo u la atyre një porosi të rëndësishme.

Historia e Xhulias 10 vjeçare

Xhulia kishte një ëndërr: t’i jepte lodra fëmijëve të varfër, të cilët nuk mund të përballonin blerjen e tyre. Kjo është arsyeja pse mami Eleonora ka mbajtur premtimin e saj dhe i ka dhuruar të gjitha lodrat moshatareve të vajzës së saj. Çdo vit, Xhulia i ndau gjërat e saj me fëmijët e varfër dhe donte që kjo gjë të vazhdonte edhe kur ajo të largohej nga jeta.

Shoqatë për fëmijët e varfër

Prindërit e vajzës hapën një shoqatë bamirësie me emrin e vajzës së tyre.  Shoqata është angazhuar të grumbullojë e të shpërndajë lodra, libra, veshje, batanije etj për fëmijët e varfër.

Pas krijimit të shoqatës, asaj i janë bashkuar shumë vullnetarë dhe qëllimi i tyre sidomos tani para Krishtlindjeve është të mbledhin sa më shumë gjëra të dobishme për fëmijët në nevojë që edhe ata të festojnë njësoj me fëmijët në gjithë botën, pavarësisht mundësive ekonomike.

Lexo edhe: Kurioziteti i ndihmon femijet e varfer te arrijne rezultate me te mira ne shkolle






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X