Cfare eshte vaksina? Si vepron imunizimi?
Vaksina nuk eshte gje tjeter vecse forme e dobesuar ose inaktive e nje bakteri, virusi ose toksine, e dhene ne doze te vogel. Duke qene se eshte inaktive ajo nuk shkakton infeksion. Gjithsesi,organizmi prodhon antitrupa ose qeliza imunitare(qelizat e bardha te gjakut) kunder bakterit apo toksines perkatese. Antitrupat jane proteina qe ndodhen ne rrjedhen e gjakut dhe qe sulmojne qelizat e infektuara. Kur ne vaksinohemi, organizmi i prodhon paraprakisht keto antitrupa ne menyre qe nese trupi invadohet nga “armiq te jashtem”, te jete i pergatitur per t’u mbrojtur. Per disa baktere dhe viruse ne vecanti, ka qene disi i veshtire prodhimi i vaksinave.
Bebet e porsalindura kane imunitet pasiv per disa semundje si: fruthi, shytat dhe rubeola.Kjo vjen ngaqe antitrupat e nenes kalojne nepermjet placentes tek fetusi. Ky imunitet pasiv tek bebet zakonisht zgjat nga disa jave deri ne disa muaj. Per fruthin, shytat dhe robeolen zgjat deri ne nje vit. Imunizimi nga vaksinat quhet imunitet aktiv dhe zgjat per shume kohe.
Cfare ndodh nese femijes nuk i behen vaksinat ne kohe?
Nese vaksinimi eshte nderprere ose vonuar ai mund te rifillohet ne c’do moment. Nuk eshte nevoja qe te fillohet nga e para. Gjithsesi, mire eshte qe vaksinat te behen ne kohen e duhur sepse sa me shpejt te behet mbrojtja e femijes aq me mire eshte.
Disa perjashtime nga rregulli jane:
-Vaksina e kolles se mire nuk i behet me femijeve mbi 7 vjec.
-Vaksina e menngitit C (MenC). Nese e fillon mbi 4-muajsh nevojiten vetem dy doza, me 4 jave diference. Nese femija eshte 1 vjec dhe nuk e ka bere akoma vaksinen, mjafton vetem nje doze.
-Vaksina e Hib(Haemophilus influenza tip b). Nese femija eshte me i madh se 13 muaj por nen 4 vjec dhe nuk ka marre asnje doze te meparshme atehere nevojitet vetem nje doze. Hib nuk u behet femijeve mbi 4 vjec pasi risku i infektimit te tyre eshte shume here me i vogel sesa te foshnjat dhe te bebet.
-Vaksina e pneumokokut(PCV). Nese femija i moshes 1 ose 2 vjec, nuk ka marre asnje ose vetem nje doze PCV, i duhet bere edhe nje tjeter. Femijet mbi 2 vjec dhe qe nuk futen ne ndonje grup risku, nuk imunizohen.
Kush nuk duhet vaksinuar?
Ka shume arsye pse nje femije duhet te nderprese fazat e vaksinimit. Zakonisht vaksinimi eshte efektiv dhe i sigurte. Por, per disa vaksina te caktuara, arsyet me te shpeshta qe i bejne ato te kunderindikueshme jane ato raste kur sistemi imun nuk funksionon mire per shembull, ne femije te infektuar me virusin e HIV-it, ne femije qe bejne kimioterapi ose qe marrin doza te larta medikamentesh steroide. Jo rralle, ato kunderindikohen nese nje femije ka patur reaksion te meparshem nga e njejta vaksine.
A duhet bere imunizimi ne femije te cilet ne ate periudhe i bashkeshoqeron nje e ftohur e lehte apo nje sindrome gripale?
Nuk perben asnje problem vaksinimi i femijeve edhe pasi ata kane kaluar ndonje te ftohur te lehte, infeksione ne vesh, diarre apo te vjella. Shpesh here prinderit jane te shqetesuar te vaksinojne femijet kur ata kane reaksione te ndryshme alergjike ndaj antibiotikeve apo medikamenteve te tjera. Edhe ne keto raste, vaksinimi nuk perben ndonje kunderindikacion.
A ka efekte anesore vaksinimi? A shkakton ai autizem?
Shume prinder vene ne dyshim efektin e vaksinave. Edhe pse ato mund te shkaktojne efekte afatshkurtra te padeshiruara, absolutisht imunizimi nuk i vendos femijet ne rrezik per demtime serioze. Zakonisht, pas berjes se vaksines, femija mund te kete nje temperature te lehte, fryrje apo skuqje ne vendin e injektimit. Ne te kaluaren , vaksinave u hidhej nje perberje merkuri e cila ndihmonte ne frenimin e rritjes bakteriale si dhe per te konservuar me mire vaksinen. Prinderit filluan te shqetesoheshin per shfaqjen e disa rasteve me autizem ne te njejten periudhe me vaksinimin. Organet kopetente amerikane shprehen shqetesimin e tyre ndaj efekteve qe mund te shkaktonte kjo substance. Gjithsesi, asnje studim amerikan, kanadez dhe avropian nuk ka treguar nje lidhje ndermjet autizmit dhe vaksinimit.
Materiale te ngjashme
Kur ke një fëmijë në...
Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...
Emra mysliman per bebe
Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...
Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...
Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...
Rritje e numrit të lindjeve...
Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu