Vaksinimi, pergjigje per pyetjet me te shpeshta

0 0

Duke qënë se të gjithë e dimë se dyshimet që prindërit kanë në lidhje me vaksinimin e fëmijës janë të shumta, kemi sjellë për ju përgjigje në lidhje me pyetjet më të rëndësishme.

A janë të sigurta vaksinat?
Vaksinat, ashtu si edhe të gjithë medikamentet e tjera, i nënshtrohen proçedurave të gjata dhe rigoroze të verifikimeve para se të dalin në treg. Por pavarësisht kësaj, ashtu si edhe çdo medikament tjetër mund të kenë efekte anësore, të cilat konsiderohen gati të papërfillshme krahasuar me avantazhet që i japin fëmijës.

Si duhet të sillemi në rast se tek fëmija shfaqet temperaturë apo ndonjë shqetësim tjetër?
Në rastin kur do të shfaqen këto efekte anësore kini parasysh dy gjëra paracetamol dhe akull. Në më të shumtën e rasteve, fëmija shfaq temperaturë deri në 38.5 gradë si edhe skuqje dhe fryrje në vendin e shpimit. Për të luftuar dhimbjen asgjë nuk është më i mirë se akulli (i mbështjellë me garzë), ndërsa për të ulur temperaturën mund të përdorni paracetamol, i cili ka efekt edhe kundër dhimbjes.
Nuk duhet të përdoni pomada, sidomos ato me veti anti-inflamatore me bazë kortizoni, kjo vetëm nëse mjeku ju rekomandon të kundërtën.
Kini parasysh se gjatë rritjes së temperaturës duhet të zbatoni rregullat e kryesore, pra i jepni fëmijës të pijë shumë lëngje dhe mos e mbuloni shumë sepse do ti rritet temperatura. Në rast se fëmija ka temperaturë të lartë mund t’i bëni një banjo me ujë temperatura e të cilit duhet të jetë 1-2 gradë më e ulët se ajo e trupit të fëmijës. Nëse temperatura vazhdon për më shumë se dy ditë duhet ta çoni fëmijën për një vizitë tek pediatri, pasi mund të bëhet fjalë për ndonjë infeksion. Ka disa vaksina, efektet anësore të së cilave shfaqen 5-12 ditë pas vaksinimit, pra nuk janë të menjëhershme.

Cfarë duhet të bëni në kushte shtëpiake:
Nëse shfaqet temperaturë, i jepni fëmijës të pijë lëngje dhe mos e vishni trashë. Paracetamoli mund të jeper në rast dhimbje ose temperature. Ushqeni më shpesh me gji ose jepni më shumë lëngje. Vendosni kompresa me ujë të ftohtë në vendin e injeksionit.

Përse vaksina e shqetëson fëmijën?
Kjo ndodh pasi vaksina shkakton tek fëmija dhimbje dhe temperaturë gjë e cila do ta irritojë fëmijën dhe do ta bëjë të qajë. Vetëm në rast se fëmija juaj qan pa pushim dhe nuk qetësohet aspak duhet të drejtoheni për vizitë tek pediatri.

Mund të vaksinohet fëmija nëse është nuk është në gjendje të mirë shëndetësore?
Në rast se fëmija ka temperaturë apo ndonjë patologji tjetër është mirë që vaksinimi të shtyhet. Në rast se keni dyshime për diçka tek fëmija juaj duhet të konsultoheni me mjekun pediatër.

Po nëse fëmija është prematurë si proçedohet?
Nëse fëmija nuk ka ndonjë patologji duhet të proçedohet me vaksinimin sipas kalendarit të vaksinimit, duke ju referuar datës që fëmija ka lindur dhe jo asaj që duhet të lindte.

Çfarë duhet të bëjmë nëse na kalon data e vaksinimit?
Nëse kalon data e vaksinimit duhet të drejtoheni tek qendra shëndetësore për ta bërë sa më parë të jetë e mundur.

A duhet të kryhet vaksinimi nëse fëmija është alergjik?
Vetëm një alergji ndaj përbërësve të vaksinës do të bënte të nevojshme ndërprerjen ose moskryerjen e proçesit të vaksinimit. Kohë më parë nëse fëmija ishte alergjik ndaj vezës kërkohej evitimi i vaksinave që rridhnin nga kulturat virale të embrioneve të pulës. Sot studimet e bëra kanë vërtetuar se alergjia ndaj vezës nuk përbën faktor rreziku për fëmijën.

Pa sa kohësh fillon kryerja e funksionit të vaksinës?
Duhen disa javë që proçesi i imunizimit të kompletohet në të gjitha funksionet e tij dhe të jetë totalisht efikas.

Lexoni edhe: Mosvaksinimi i femijes, frike apo mungese informacioni?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X