Vaksinimi i detyruar i studentëve, flasin ekspertët për ndikimin nga ana mjekësore e psikologjike

0 0

Me rihapjen e universiteteve, është rikthyer në qendër të diskutimit çështja e vaksinimit, e cila për studentët dhe stafin akademik është bërë e detyrueshme. Shumë prej tyre shprehen të pasigurt, disa janë kategorikisht kundër, duke u ankuar se po u mohohet e frejta për të zgjedhur.

Kjo çështje është trajtuar edhe mbrëmjen e djeshme në emisionin “Quo Vadis”, në kënvështrimin shkencor-mjekësor dhe atë social-psikologjik. Gjatë diskutimit, me profesionistë të këtyre fushave dhe studentë, pothuajse është arritur në një emërues të përbashkët që vaksina është ajo që na mbron, por është e drejta e gjithësecilit të vendosë ta kryejë ose jo, pa qenë të detyruar apo imponuar nga autoritetet.

Mjeku Arban Domi, virologu shqiptar i njohur në Shtetet e Bashkuara dhe psikologia Lorela Garuli, kanë trejtuar secili nga kënvështrimi i tyre profesional çështjen e vaksinimit.

Arban Domi, mjek virolog SHBA

Jam pro vaksinimit, por kundër vaksinimit të detyruar. Së pari po e filloj për anën mjekësore dhe shkencore, të gjithë qytetarët duhet ta dinë se është e vërtetë që vaksinimi i shpëton në radhë të parë personalisht këdo që mund të infektohet nga një Covid i avancuar ose me pasoja dhe që të kalojë gjatë. Domethënë është individual avantazhi. Muaj përpara, mendohej që avantazhi ishte dhe për grupin për arsye se veçanrëisht në testet e para klinike dëshmohej një efikasitet që evitonte infektimin në 92% në rastin e Pfizerit dhe Modernës dhe te 72% për Astra Zenecën dhe kjo kishte një logjikë që mendohej se vaksinimi do të shpëtonte dhe do të ndihmonte në zhdukjen e pandemisë. Të dhënat e para ishin të shpejta, disa mujore, disa javore, me kalimin e kohës u vyu re dhe tani është mëse e qartë, është vërtetuar jo nga një, por nga dhjetara studimi që antitrupat e prodhuar nga organizmi si rezultat i vaksinimit dhe pas muajit të fgjastëm për Pfizerin, Modernën nga 92%  në disa raste dhe më tipike studimet janë në Izrael, ku popullata është e vaksinuar masivisht, dhe efikasiteti në lidhje me infektimin ka rënë në 39% dhe parashikoj unë dhe shumë specialistë të tjerë, që me kalimin e kohës kjo do të jetë dhe më e ulët. Por, gjithmonë për fatin e mirë dhe është pozitivja, që megjithëse bien numrat e antitrupave, mbrojtja e organizmit realizohet me elementë të tjerë mbrojtës.

Lorela Garuli, psikologe

Situata ka qenë kaotike. Nëse do ta shikoja klinikisht, profesionalisht, jo vetëm çrregullimet e ankthit, por ehde gjendjet e ankthit apo stresante janë në një numër shumë të lartë, si rrjedhojë e gjithë situatës, e ngarkesës dhe studentët gjatë gjithë kohës kanë pasur pakënaqësinë e mësimit online, pavarësisht se akademikisht është dhënë gjithçka. Unë kam shpjeguar njësoj, si po të shpjegoja edhe në auditor. Megjithatë, pakënaqsia ka qenë shumë e madhe, sepse për studentin auditori nuk është vetëm të shikojë pedagogun përballë dhe jo nga monitori, por është çështje statusi. Pothuajse të gjithë mund të biem dakord që vitet e universitetit janë ndër më të bukurit. Është çështje statusi fakti që janë të gjithë bashkë, fakti që do bëjnë një projekt apo detyrë bashkë, fakti që ata që janë nga rrethet mund të vinin në Tiranë e të ndiqnin auditoret. Çështja është që ka ndryshuar gjithë stili i jetesës. Mua më është dukur shumë absurde që mësimi të vazhdonte online në një kohë që këta studentë rrinin gjatë gjithë kohës bashkë në kafene. Edhe tani, në gjithçka i janë rikthyer normalitetit, edhe për aktivitetet argëtuese. Kam përshtypjen që mënyra e të vaksinuarit me detyrim, që është kthyer në imponim, nëse flasim në terma të psikologjisë sociale, apo të psikologjisë së masave, duhet të synojmë te bindja dhe jo te imponimi. Edhe studentët që folën më herët thanë “Nuk jam i bindur”. Tjetër gjë është argumenti dhe tjetër gjë është detyrimi.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X