Vajza preu paratë me gërshërë për t’ja “veshur” kukullave, ja vendimi që mori e ëma

0 0

Një nënë u trondit pa masë kur zbuloi se vajza e saj 4-vjeçare preu me gërshërë të gjitha paratë e saj, në mënyrë që të ngjiste kokën e Mbretëreshës në kukullat e saj.

Me anë të një postimi në Facebook, Victoria Ingham nga Middlesborough, Angli, ndau fotot që vajza e saj Esme kishte bërë.

Edhe pse Victoria u shkatërrua nga humbja e parave, ajo mund të shihte anën zbavitëse të situatës.

“Nuk e di a të qesh apo të qaj, gjithçka që di është se jam absolutisht trokë, kështu që donacionet janë të mirëseardhura”, – shkruan e ëma e vogëlushes me nota humori.

Ajo tregon se kuptoi gjithçka kur vajza i tha se kishte tre kukulla, por vetëm dy kartmonedha.

Më tej Esme tregoi aftësinë e saj krijuese duke përdorur një maskë të disponueshme për fytyrën si një fustan për njërën prej kukullave.

Postimi që atëherë është bërë viral, me 14 mijë njerëz që e pëlqejnë dhe mijëra njerëz etiketojnë miqtë e tyre në komente.

Ajo shpjegoi se faqja ishte hapur sepse të huajt i kishin ofruar me dashamirësi t’i dërgonin Viktorias para për të kompensuar atë që kishte humbur, por ajo kishte një ide më të mirë. Ato vendosën t’i dhuronin paratë në pavioni ne fëmijëve në spitalin “James Cook”.

Viktoria është një studente infermierie, që diplomohet në shtator, dhe ka parë nga afër efektet e Covid. “Si prind është mjaft e vështirë të shohësh fëmijën tënd të sëmurë, megjithatë, në këto kohë mund të jetë edhe më e vështirë. Të gjitha paratë e grumbulluara do të shkojnë në repartin ku ata me shpresë mund t’i shpenzojnë për lodra, madje edhe arte dhe vepra artizanale për artistë të rinj si perëndesha ime Esme.”






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X