Vajza lind me katër këmbë e tre duar, nëna s’kishte bërë asnjë kontroll në shtatzani

Një indiane 24-vjeçare, lindi dy binjakë: por një prej tyre ishte me gjymtyrë normale, ndërsa tjetra me më shumë gjymtyrë se ç’lindin fëmijët. Sipas mjekëve, lindja duhej të ishte për trinjakë.




0 0

Historia e një vajze indiane, e lindur me 4 këmbë dhe tre duar, po bën xhiron e botës. Lindja shumë e rrallë ndodhi në spitalin Tonk në Rajasthan. Fëmija lindi nga një familje shumë e varfër dhe e paarsimuar. Nëna, gjatë shtatzanisë asnjëherë nuk ka bërë kontrolle dhe vizita, deri në ditën e lindjes, kur mjekët vunë re diçka të çuditshme.

Historia

Gruaja, një indiane 24-vjeçare, lindi dy binjakë: por një prej tyre ishte me gjymtyrë normale, ndërsa tjetra me më shumë gjymtyrë se ç’lindin fëmijët. Sipas mjekëve, lindja duhej të ishte për trinjakë.

Shpjegimi i mundshëm

Ndoshta dy binjakë janë shkrirë në të njëjtin person: dy këmbët dhe një dorë më shumë e vogëlushes, në të vërtetë do të ishin të fëmijës së tretë që nuk lindi ndonjëherë. E porsalindura gjithashtu paraqiti paaftësi të frymëmarrjes e cila, sipas ekspertëve, do të zgjidhet në një mënyrë të thjeshtë.

Ndërhyrja kirurgjikale

Tani foshnja do të duhet të kryejë një operacion shumë delikat. Kjo është arsyeja pse fëmija do të transferohet në një klinikë të specializuar dhe do t’i besohet një ekipi ekspertësh.

Nëna Raju dhe burri i saj, Badhulal Gurjar, besuan se po prisnin fëmijën e tyre të parë. Prindërit nuk kishin bërë kurrë ultratinguj, kjo është arsyeja pse ata nuk ishin në dijeni që prisnin binjakë.

“Djali është mirë, por vajza është rezultat i dy binjakëve siamezë. Ajo kishte një problem me frymëmarrjen. I vendosëm oksigjen dhe tani organet e saj jetësore janë të qëndrueshme. Do t’i transferojmë në një spital në Jaipur për trajtime të mëtejeshme dhe kirurgji pediatrike. Edhe nëna është mirë”, -thanë mjekët.

Lexo edhe: Binjaket siameze i nënshtrohen operacionit të vështirë, çfarë ndodhi me to?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X