Vajza ka një sëmundje të rrallë, dadoja i shpëton jetën

0 0

Shpesh, midis dadove dhe fëmijëve të vegjël, krijohet një marrëdhënie besimi dhe dashurie, një lidhje që shkon përtej gjakut dhe që i mbijeton kohës dhe vështirësive. Kiersten Miles, një vajzë 22-vjeçare që ka filluar punën me familjen Rosko për të përballuar studimet e saj, e di mirë këtë. Vajza menjëherë krijoi një lidhje shumë të fortë me tre fëmijët e familjes Rosko dhe në veçanti me më të voglën, Talia, vetëm 9 muajshe. Duke qenë më e vogël, ajo kishte nevojë për Kiersten më shumë dhe një marrëdhënie e veçantë u krijua mes të dyjave.

Sëmundja e rrallë

Kur familja Rosko zbuloi se foshnja kishte një sëmundje të rrallë të mëlçisë, Kiersten i ofroi asaj ndihmën e saj. Vajza e vogël kishte nevojë për një transplantim dhe dadoja vendosi t’i jepte një pjesë të saj, pavarësisht se operacioni dhe procesi nuk ishte i lehtë. Kiersten iu nënshtrua një prove për të parë nëse ishte në përputhje me Talian. Përgjigjet dhanë një rezultat pozitiv: ajo mund t’i dhuronte një pjesë të mëlçisë foshnjës.

Kiersten dhe Talia iu nënshtruan një operacioni delikat.

Talia dhe Kiersten në janar të vitit 2017 iu nënshtruan një ndërhyrjeje 14-orëshe. Një pjesë e mëlçisë së Kierstenit u implantua te Talia. Operacioni shkoi mirë.

Të dyja janë mirë dhe tani Talia është një fëmijë që gëzon shëndet të plotë dhe bën gjithçka si çdo fëmijë tjetër, luan, flet shëtit, sikur të mos kishte qenë sëmurë asnjëherë.

Lidhja e tyre është më e fortë pas operacionit, tani kanë diçka që i lidh përgjithmonë.

Lexo edhe: Vogelushja e paralizuar i shpeton jeten vellait






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X