Vajza ime do më shumë të atin dhe unë kam filluar ta pranoj

0 0

Kam arritur një tjetër moment të prindërimit sot kur vajza ime gati 3-vjeçare deklaroi se nuk më pëlqente mua. Këto fjalë mu përplasën si thikë në zemër – ishte hera e parë në jetën time si mama që fëmija im më bëri të ndihesha si një qenie njerëzore inferiore. Jam në siklet të pranoj që ndjenjat e mia u lënduan nga një foshnjë, por në të vërtetë ashtu ndodhi. Unë e dua atë njeri të vockël më shumë se gjithçka në planet.

Unë e dua atë edhe kur ajo nuk më preferon mua.

Sapo e kisha marrë nga java e saj e dytë ekursit të vallëzimit – një aktivitet i ri që i shtuam rutinës sonë që mund ta ndanim bashkë, sepse edhe unë kam qenë dikur valltare. Unë jam gjithashtu katër muaj pas lindjes me fëmijën tim të dytë; një djalë i vogël që ka gëzuar dhe pasuruar jetën tonë në mënyra të panumërta, ndërsa gjithashtu është bërë në mënyrë të pashmangshme një bllokim rruge në kohën e pakufizuar që unë ndaja vetëm me vajzën. Të gjithë e kanë vënë re se djali i vogël ka shumë më tepër nevojë për vëmendjen time dhe sado përpiqem të kaloj kohë cilësore me vajzën, nuk jam më aq argëtuese për të sa është i ati.

Kështu që kur u kthyem me makinë nga kursi i vallëzimit dhe ajo pyeti nëse mund ta çonte babi javën tjetër, u tërbova por nuk e dhashë veten. Ndërsa në darkë, kur pyeti se cili nga ne kishte radhën për ta vënë në gjumë, dhe i thashë me shumë dashuri se ishte radha ime, ajo u vrenjt e zhgënjyer. Ajo këmbënguli se donte që babi ta vinte në shtrat dhe kur unë e pyeta me budallallëk pse, ajo deklaroi: “Sepse nuk të dua ty, mami”.

U tërhoqa menjëherë. Kam punuar me veten se si t’i përgjigjem, dhe ndërkohë, kaq shumë mendime filluan të më vinin në kokë ndërsa haja shpirtin timme dhëmbë. Doja të bërtisja me të madhe, “E kuptoj, zemër, tani edhe unë pëlqej më shumë babin se veten time!”

Më pëlqen që babai yt kishte gjithë energjinë në botë gjatë kulmit të një pandemie globale për të të argëtuar me shëtitje me biçikletë dhe vrapime, ndërsa unë rrija nëntë muaj shtatzanë gati duke qarë sa herë që duhej të ngrihesha sepse kisha lënduar shumë keq kockën e shpinës.

Më pëlqen që babi mund të largohet dhe të bëjë aventura me ty dhe që ti të vish në shtëpi me një buzëqeshje të madhe në fytyrë dhe të më tregosh se sa shumë u argëtove me babin.

Do të doja të isha unë që ta sillja këtë gëzim, por jam mirënjohëse që babi merr kaq shumë pjesë në jetën e gëzimin tënd.

Unë e di që ti dhe babi jeni vërtet të lumtur sa herë jeni bashkë. Kjo më ndihmon të jem plotësisht e pranishme me vëllain tënd dhe t’i jap atij atë që i duhet për t’u rritur, të lulëzojë dhe të jetë i lumtur, ashtu si ti.

Por e dashur, ka shumë gjëra që i urrej gjithashtu.

E urrej që nuk jam ajo që të tund ty për të fjetur çdo natë siç kam bërë plot dy vjet e gjysmë. E urrej që deri përpara disa muajsh isha unë prindi i preferuar, me të cilën dëshiroje të rrije 24/7.

E urrej që ndihem më e lënduar se ç’kisha menduar ndonjëherë dhe që për herë të parë fjalët e tua më prekën aq shumë e më bënë të urrej veten.

Por këto momente mu zhdukën, kur u kthyem nga baleti dhe vajza ende me këpucët e vallëzimit, u rrëzua dhe papritur thirri: Mami, mami, më merr!

E rrëmbeva në krahë dhe kuptova: Fëmija ka kaq shumë nevojë për nënën gjithmonë!

Lexo edhe: Pse fëmija ndonjëherë e refuzon dashurinë time?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X