Vajza e Sonila Meços ka frikë të shkojë në plazh, përgjigja e mjekut Pëllumb Pipero/VIDEO

0 0

Edhe pse i jemi kthyer jetës normale që pas përhapjes së Covid-19, shtimi i numrit të të infektuarve, duket se ka rizgjuar shumë pikëpyetje e pasiguri.

Duke qenë periudhë vere, interesi më i madh i qytetarëve është për plazhin, a do të mund të bëjmë plazh apo jo?

Por, për mjekun infeksionist Pëllumb Pipero nuk ka asnjë dyshim: Mund të bëjmë plazh sa të duam, nëse respektojmë protokollet.

Kur ishte i ftuar në emisionin ‘Tempora’, gazetarja Sonila Meço i tregoi se e bija ka frikë të shkojë në plazh pasi ka dëgjuar se njerëzit kanë koronavirus.

Mirëpo, Pipero i bëri thirrje të jetë e qetë duke ritheksuar se virusi nuk transmetohet përmes ujit dhe rërës në det.

“Unë i them se jo vetëm të mendojë se do të shkojë, por duhet të shkojë sepse duhet ta dijë se virusi nuk transmetohet përmes ujit, ushqimeve, apo nëse shkojmë në plazh me familjen tonë. Nëse ruajmë protokollet që janë vendosur, që janë kujdesi për duart dhe distanca fizike. Të jetë e qetë se nuk ka korona në bregdet dhe nuk transmetohet në det.”

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X