Vajza e Bleros feston ditëlindjen, partnerja e babait të saj i bën urimin prekës

0 0

Vajza e këngëtarit të njohur Blero ka festuar sot ditëlindjen. Divorci i prindërve të vogëlushes u përfol gjatë, mirëpo ditën e sotme Tara ka marrë urime të ngrohta nga e ëma, i ati por edhe partnerja e këtij të fundit.

Bukuroshja Afrona Dika e ka uruar përmes një postimi në profilin e saj në Instagram, ku i shkruan fjalë të ndjera me të cilat tregon se ka një marrëdhënie shumë të mirë me vajzën dhe ish-gruan e Bleros.

“Gëzuar ditëlindjen princeshë Tara! Sot është dita jote speciale dhe të uroj ditëlindjen më të bukur! Gëzuar, gëzuar ditëlindjen! Sa keq që s’mund ta kaloj këtë ditë speciale me ty! Të uroj më të mirat, shëndet, dashuri dhe fat në jetën tënde. Të takova 5 vite më parë si një vajzë e vogël e ëmbël… Koha fluturon kaq shpejt! Shiko si je tani… Je një vajzë e mirë dhe e edukuar falë dy prindërve të tu. Qëndro e përulur, pozitive, e ndjeshme dhe vajza e këndshme që gjithmonë ke qenë. Të uroj më të mirat! Me dashuri, Afrona”, shkruan ajo.

Ndërkohë edhe Blero i ka bërë një urim public së bijës, ku i thotë se e do më shumë se jetën e tij.

“Tara Muharremi. Urime ditëlindjen bija ime. Dashuri, emocion, ngrohtësi, inteligjencë… gjitha këto ti mi dhuron mua dhe të gjithë njerëzve që i ke rreth teje. Por gjëja që unë e veçoj pak ma shumë se tjerat virtyte tua është, që ti nuk je egoiste, por je përplot jetë dhe kujdes ndaj tjerëve. Karakteri qe ti ke formuar është krenari dhe bekim nga Zoti. Do të jem babë dhe shok i yti për sa të kem jetë. Kurse ti dije që, kur të vinë momentet e ndërlikuara në jetë, mundesh gjithmonë me thirr babin dhe babi rregullon gjithçka. Të dua ma shumë se vet jetën, gjithmonë do të jem super babi për ty!”

blero tara






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X