Vajza 5 vjeçe mban ende pelenë

0 0

Kristen Bell po i kujton botës se kur bëhet fjalë për piketat zhvillimore të fëmijërisë, çdo fëmijë është i ndryshëm dhe fakti se diçka ka funksionuar për një fëmijë nuk do të thotë se e njëjta mënyrë e prindërimit do të funksionojë për motrat e vëllezërit më të vegjël.

Në episodin e fundit të Momsplaining me Kristen Bell, mamaja e dy fëmijëve shpjegoi kur bëhet fjalë për të shkuarit në tualet, Delta 5-vjeçare dhe 7-vjeçari Lincoln, Bell dhe burri i saj, Dax Shepard, duhej të përdorin qasje të ndryshme.

“Aktualisht, më e vogla ime është pesë e gjysmë, ende në pelena,” thotë Bell, e cila shton se kjo është një përvojë krejtësisht ndryshe nga fëmija i mëparshëm që mësoi të shkonte në tualet që 21 muajsh.

“Ne thjesht sugjeruam që ajo të përdorë tualetin në dhomën tjetër dhe ajo kurrë nuk veshi një pelenë tjetër pas kësaj,” shpjegon Bell. “Burri im dhe ishim shtrirë në shtrat duke u tallur me këtë sesi prindërit e konsiderojnë këtë fazë të vështirë, kur për vajzën tonë mjafoti vetëm t’i thoshim përdor tualetin.

Kur u përballën me vështirësi me vajzën e vogël, kuptuan se zhvillimi i çdo fëmije është i ndryshëm dhe eskpertët bien dakord me këtë.

“Nuk ka asnjë model për këshillat për rritjen e fëmijëve për të gjithë prindërit e botës,” shkruan Alma Gottlieb, profesoreshë Emerita e Antropologjisë në Universitetin e Illinois në Urbana-Champaign.

Në një postim për The Conversation, Gottlieb shpjegon se “Në ditët e sotme, vetëm rreth gjysma e fëmijëve në Sh.B.A janë plotësisht të trajnuar për të shkuar në tualet në moshën tre vjeçare”, por disa fëmijë në mbarë botën janë trajnuar para ditëlindjes së tyre të parë ose të dytë. Varet vetëm nga ajo që funksionon për fëmijën, familjen dhe kulturën e tyre.

Gottlieb sugjeron që si shoqëri, ne duhet të jemi pak më të hapur kur bëhet fjalë për rritjen e fëmijëve sepse nuk ka asnjë zgjidhje të duhur, asnjë qasje me të gjitha përmasat në trajnimin e tualetit.

Siç dëshmon dhe historia e Bell, madje edhe brenda një familjeje, vëllezërit dhe motrat mund të kërkojnë teknika të ndryshme të prindërimit dhe të arrijnë piketa në epoka të ndryshme. Ajo që funksionoi për Lincolnin nuk funksionoi për Deltën, dhe kjo është plotësisht në rregull.

Këshillat e ekspertëve për një prind që ka një dilemë të ngjashme me Bell-in është që ta çojnë herë pas herë fëmijën në tualet, ra kujtojnë disa herë gjatë ditës dhe thjesht të prisni.

Lexo edhe: Këshilla për të hequr pelenën në verë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X