Tashmë e dinë të gjitha nënat rëndësinë e një ushyerje të mirë gjatë periudhës së shtatëzanisë, madje e dinë edhe se çfarë problemesh shkaktojnë tek fëmija disa ushqime të caktuara. Në veçanti janë 8 ushqimet për të cilat nëna duhet të tregojë kujdes.
- Djathërat e buta: brie, gorgonzola, djathi i dhisë, djathi rokfor etj, janë të gjitha rrezik për shtatëzaninë duke qënë se mund të fusin në organizmin e nënës bakterin Listeria. Ky bakter shkakton një sëmundje (listeriozën), e cila mund të shkaktojë vdekje të fetusit.
- Mishi dhe vezët gjysëm të gjalla: kujdes me këto ushqime! Mund të fusin në organizëm bakterie dhe virusë të rrezikshëm për nënën dhe fetusin.
- Sallamët: mund të shkaktojë toksoplazmozën.
- Peshku: evitoni peshkun me përmasa të mëdha pasi përmban mërkur. Përdoreni peshkun në mënyrë të moderuar.
- Sushi dhe frutat e detit: ndalohet rreptësisht përdorimi i tyre, dhe kryesisht i midhjeve.
- Mishrat e përpunuar: salçiçet, hot-dogët etj, duhet të limitohen në maksimum pasi mund të ndikojnë edhe në shfaqjen e diabetit.
- Frutat dhe perimet: kujdes me higjenën e tyre. I lani mirë ato pasi mund të bëhen faktor rreziku për shfaqjen e sëmundjes së toksoplazmozës.
- Lëngjet e frutave: lëngjet e frutave të freskëta duhet të përdoren me limit pasi mund të përmbajnë bakterie patogjene të shkaktuara nga proçesi i shtrydhjes.
Gjithashtu duhet të tregoni kujdes me ekspozimin ndaj tymit të duhanit, qoftë edhe atij pasiv, si edhe ndaj alkoolit dhe substancave të tjera të dëmshme për fëmijën.









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu