Ushqyerja ne shtatezani, gabimet qe behen me shpesh nga grate

0 0

Gruaja shtatëzanë është e ndërgjegjshme për rëndësinë e një ushqyerje të mirë gjatë periudhës së shtatëzanisë. Diçka e tillë mundëson jo vetëm një rritje dhe zhvillim të mirë të fetusit, por edhe i jep gruas energjitë e duhura duke evituar një rritje shumë të madhe të peshës. Megjithatë, pavarësisht kësaj edhe në ditët e sotme gratë shtatëzana vazhdojnë të gabojnë në mënyrën e të ushqyerit.  Cila është ushqyerja e duhur?

Dieta më e mirë është ajo mesdhetare

Një ushqyerje e mirë është e rëndësishme jo vetëm për shëndetin e nënës, por edhe për parandalimin e defekteve tek fetusi. Është vërtetuar se ndjekja e një diete mesdhetare, do të ndihmojë në mbrojtjen e fetusit nga shfaqja e disa defekteve, si për shembull spina bifida. Gruaja duhet të konsumojë shumë fruta, perime, peshk, thjerrëza si edhe vaj ulliri ekstra të virgjër.

Sasi jo të mira të hekurit dhe acidit folik

Gruaja shtatëzanë duhet të dijë se dy nga substancat më të rëndësishme që duhet të merren gjatë shtatëzanisë janë hekuri dhe acidi folik. Diçka e tillë mund të ketë pasoja serioze si për shembull lodhje, lindje të parakohshme, peshë e vogël e fëmijës në momentin e lindjes, deficit në nivelin neurologjik etj. Nëse gruaja do të ushqehet në mënyrë të shëndetshme gjatë shtatëzanisë do të jetë në gjendje të parandalojë ndonjë vonesë në zhvillimin e fëmijës, shkëputjen e placentës si edhe lindjen e parakohshme. Gjithashtu kjo do të ndikojë pozitivisht edhe në parandalimin e defekteve në tubin neural të fëmijës.

Si duhet të veprojmë me marrjen e vitaminave?

Është shumë e rëndësishme që gruaja të marrë të gjithë elementët e nevojshëm për ecurinë e mirë të shtatëzanisë si edhe rritjen dhe zhvillimin e fëmijës, nevoja për të cilat gjatë shtatëzanisë rritet ndjeshëm. Duke vlerësuar gjendjen e gruas, mjeku do të përshkruajë marrjen e vitaminave suplementare. Marrja e tyre nuk duhet të bëhet me inisiativën vetjake, pra pa marrë më parë edhe mendimin e mjekut, kjo pasi gruaja shtatëzanë nuk mund ta dijë se për cilat elemente ka nevojë organizmi i saj pa bërë më parë analizat e nevojshme.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X