Ushqyerja me gji ne plazh, pese gjerat qe duhet te dini

0 0

Duhet edhe ta ushqeni me gji poshtë çadrës. Atëherë duhet të mësoni disa këshilla praktike.

Ushqyerja me gji në plazh
• Nëse fëmija nuk e pëlqen ambientin e plazhit dhe është koha që duhet të pijë, duhet të merrni në konsideratë mbështjelljen e tij me shallin tuaj të hollë të plazhit. Kështu ai do të ndiejë vetëm kontaktin me lëkurën tuaj.
• Gjoksi juaj do të rritet ndjeshëm dhe do të ishte mirë të ndryshonit edhe numrin e rrobave të banjos. Kjo do t’ju bënte të ndiheshit më pak në siklet.
• Para se të vendosni fëmijën të pijë duhet të kontrolloni mirë gjirin nëse ka apo jo rërë sipër. Do të ishte mirë që nëse jeni futur në det para se të ushqeni fëmijën të shplanit gjirin me ujë të pijshëm.
• Ashtu si çdo ambient i jashtëm edhe plazhi mund të japë bezdi tek fëmija. Era, vapa, zërat rreth e rrotull. Vëzhgoni nëse fëmija e pëlqen këtë ndërsa pi apo nëse i jep bezdi. Nëse ndodh kjo e fundit duhet të zgjidhni një vend më tepër intim për ta ushqyer.
• Ushqyerja me gji kërkon shpenzimin e një energjie të madhe, pa harruar të përmendim edhe vapën. Kështu do t’ju këshillonim të pinit më tepër ujë se zakonisht si edhe të ushqeheshit shumë shëndetshëm. Në vend të akullores, tortës së akullit, etj do të ishte më mirë të pinit lëngje frutash të shtrydhyra, të konsumonit sallata frutash, etj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X