Ushqyerja me gji, e vlefshme qofte edhe per disa dite…

0 0

Nëse i jepni gji foshnjës tuaj për:

  • Pak ditë, e ndihmoni që sistemi tretës të funksionojë më mirë dhe i jep “vaksinimin” e parë, duke e mbrojtur nga infeksionet.
  • 6 muaj, do të kalojë më pak reaksione alergjike. Në këtë kohë organizmi i tij është gati të marrë edhe ushqime të tjera.
  • Një vit, do të jetë me sistem më të fortë imunitar, do të ketë më pak probleme të formës së nofullës, dhëmbëve dhe nivele më të larta të inteligjencës, pra mbarëvajtje më të mirë në procesin e të mësuarit në shkollë.
  • 18 muaj, do t’i ofroni ushqim me cilësi të lartë dhe një mbrojtje të shkëlqyer kundër sëmundjeve më të shpeshta tek foshnjat.

Ushqyerja vetëm me qumësht gjiri për 6 muaj e parë:

Ushqyerja vetëm me qumësht gjiri është zgjedhja më e mirë për ju dhe fëmijën tuaj sepse:

  • Plotëson të gjitha nevojat e fëmijës për lendë ushqyese dhe ujë (proteina, yndyrna, sheqerna, vitamina dhe kripra minerale).
  • Ndihmon në zhvillimin mendor të foshnjës. Fëmijët e ushqyer me gji janë më të zgjuar se ato me qumësht artificial. 3. Mbron fëmijën nga infeksione si diarre, infeksionet e veshit, të ftohurit, alergjitë, diabeti i sheqerit.
  • Krijon lidhje të forta shpirtërore mes nënës dhe fëmijës.
  • Mbron nënën duke pakësuar hemorragjinë pas lindjes si nga kanceri i gjirit edhe vezoreve. Vendoseni fëmijën në gji menjëherë pas lindjes, mundësisht brenda orës së parë pas lindjes sepse qumështi vjen më shpejt sa më herët ta vendosësh fëmijën në gji.
  • Fëmija gjatë 6 muajve të parë të jetës ka nevojë vetëm për qumësht gjiri, asnjë ushqim apo lëng tjetër si ujë, çaj, kamomil, lëng frutash.
  • Pas ditëve të para shumë të porsalindur dëshirojnë të ushqehen më shpesh, 8-12 herë në ditë. Ushqyerja e shpeshtë ndihmon të prodhohet më shumë qumësht gjiri.
  • Ushqeni fëmijën me gji sa herë që kërkon të pijë, të paktën 8 herë në 24 orë, ditën dhe natën. Çdo nënë ka mjaftueshëm qumësht për fëmijën e saj. E qara e foshnjës është një shenjë e urisë.
  • Nëse foshnja është pozicionuar mirë, e kënaqur dhe shton mirë në peshë, numri vakteve të ushqyerjes nuk ka rëndësi. Thithja më shumë dhe një kapje e mirë e gjirit prodhon më shumë qumësht. Për një shëndet të mirë të fëmijës vazhdoni ushqyerjen me gji deri në moshën 2 vjeç.
  • Përdorimi i shisheve me biberon, i krijon konfuzion në mënyrën e thithjes midis gjirit dhe biberonit.

Lexoni edhe: Si ta mesojme femijen te mos fleje duke pire gji?

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X