Ushqyerja me gji dhe medikamentet

0 0

Ushqyerja me gji dhe ilacet që mund të përdorim

Eshtë e mundur që ilaçet që nëna merr gjatë kohës që ushqen me gji fëmijën, të kalojnë në qumësht dhe më pas tek fëmija. Shpesh mjeku mund të gjendet para një vështirësie ndërsa është duke trajtuar një problem shëndetësor të nënës që ushqen fëmijën me gji, kjo sepse ilaçet mund:
– të pengojnë prodhimin e qumështit;
– të ndryshojnë përbërjen e qumështi;.
– të kalojnë në qumësht dhe të japin veprime të dëmshme ose helmuese për bebin

Sa herë që nënës e cila ushqen fëmijën me gji i këshillohet marrja e një ilaçi duhen të merren parasysh këto gjëra:

– A është vërtet e domosdoshme dhënia e ilaçit? Në këtë rast do të ishte i dobishëm këshillimi i mjekut të gruas me atë të fëmijës.
– Të merret ai medikament për të cilin jemi të sigurt që nuk ka efekte negative krahasuar me një tjetër, për shembull të parapëlqehet Paracetamoli para Aspirinës.
– Medikamenti të merret në atë pjesë të ditës që është më pak i kalueshëm tek fëmija, për shembull nëna mund ta marri atë pasi i ka dhënë për të pirë fëmijës, ose/dhe në kohën që fëmija zakonisht fle më gjatë, pra sa më larg kohës së vaktit tjetër. Kështu medikamenti del jashtë trupit me rrugë të tjera ( djersa, urina ) dhe jo me anë të qumështit.
– Në qoftë se dhënia e ilaçit është e domosdoshme për nënën, atëherë duhet të parashikohet edhe ndërprerja e ushqyerjes me gji përkohësisht dhe/ose përfundimisht, ose të kontrollohet sasia e ilaçit në gjakun e fëmijës ( kur është e mundur ).

Në përputhje me dijet mjekësore si edhe në varësi të dëmit që ato mund të shkaktojnë në organizmin e fëmijës, medikamentet ndahen në 3 kategori:

– Medikamente për të cilat është vërtetuar, ose supozohet se mund të dëmtojnë fëmijën që ushqehet me gji.
– Medikamente për të cilat nuk jemi të sigurt për dëmin që mund të shkaktojnë, prandaj duhen marrë me shumë kujdes (ose më mire akoma do të ishte të shmangen ).
– Medikamente që mund të jepen pa frikë, sepse nuk kalojnë në qumësht, ose dihet që nuk e dëmtojnë fëmijën.

Cfarë duhet të dimë rreth disa ilaçeve që zakonisht përdoren nga lehonat

Aspirina
Zakonisht, përdoret kundër dhimbjeve ose temperatures së lartë. Përdorimi i saj në sasi të vogël nuk ndikon tek fëmija. Por, në qoftë se merret në doza të larta, është helmuese për të voglin.

Ergotamina
Bën pjesë në shumë medikamente që përdoren për dhimbjen e kokës. Meqenëse mund të shkaktojë bark, të vjella, si dhe çrregullime të qarkullimit të gjakut tek fëmija, marrja e këtij medikamenti konsiderohet me rrezik për fëmijën.

Laksativët
Janë disa ilaçe që përdoren mjaft shpesh nga lehonat për të luftuar kapsllëkun. Një pjesë e tyre mund të thithen nga fëmija dhe të shkaktojnë tek ai dhimbje barku dhe barkqitje. Sa here që lind nevoja e përdorimit të një laksativi, është mirë të këshilloheni me një mjek, ose të përdorni laksativët natyralë të cilët janë kumbullat dhe buka e zezë.

Hekuri
Marrja e hekurit nga gruaja mund të jetë përgjegjës për dhimbjet e barkut tek fëmija që ushqehet me gji. Pavarësisht se përdorimi i hekurit është shumë i rëndësishëm duhet të merret parasysh edhe ky fakt.

Antibiotikët
Shumica e antibiotikëve janë të pajtueshëm me ushqyerjen me gji, sidomos Penicilina, Cefalosporinat, Aminoglukozidët. Ciprofloksacina, një antibiotik që po përdoret shumë kohët e fundit, por që duhet të shmanget gjatë kohës që nëna ushqen me gji fëmijën e vet.

Anestezikët
Qëllon rrallë, por mund të ndodhë që nëna t`i nënshtrohet një operacioni. Atëherë, ndoshta duhet të vihet në gjumë me narkozë. Në një rast të tillë duhet të shtyhet vënia në gji e fëmijës, deri në momentin që medikamenti të jetë eleminuar nga organizmi i gruas.

Cilat janë medikamentet të cilat nuk duhet të merren gjatë ushqyerjes së foshnjës me gji?

– Amiodaroni cordarone
– Indometacina
– Ergotamina
– Litiumi
– Antidepresivët frenues të MAO
– Drogat si heroina, morfina, kokaina, amfetaminat, ilaçet që ulin oreksin
– Lëndët që përdoren në radiologji
– Ilaçet kundër tumoreve
– Bromocriptina (Parlodel)
– Ciprofloxacina

Cilat janë medikamentet që duhet të përdoren me kujdes gjatë ushqyerjes së fëmijës me gji?

– Aspirina në doza të larta
– Laksativët me bazë cascara sagrada, sene, vaj recini etj
– Qetësuesit e SNQ, qetësuesit e mëdhenj dhe të vegjël (Valiumi), ilaçet kundër psikozave, etj
– Antiepileptikët si barbituratet ( Luminali ), Depakina etj
– Eufilina, Teofilina
– Vitamina D
– Ateneloli
– Flagyli, Negrami, Nitrofurantoina, Sulfamidët ( Baktrina )
– Eritromicina, Kloramfenikoli, Antituberkularët, Augmentina
– Antikoagulantët ( Sintrom )
– Diuretikët ( Lasiks )
– Antiulcerozët ( Tagamet, Ranitidina etj )
– Desferali
– Vermoksi
– Deksametazoni, Betametazoni
– Disa antihistaminikë ( Ataraks, Prometazinë etj )
– Cinarizina

Cilat janë medikamentet që mund të merren pa problem gjatë ushqyerjes së fëmijës me gji?

– Aspirina me dozë të ulët, Paracetamoli
– Fenilbutazoni
– Klorokina
– Kripërat e arit
– Prednizoni
– Laksativët me laktulozë, vaji i parafinës, vazelina
– Heparina, Kalciparina
– Digoksina
– Betabllokuesit ( Propranolol )
– Captoprili, Enalaprili, Adalati, Dihidralazinat, Aldometi
– Kodeina
– Adrenalina
– Atropina
– Insulina
– Hormonet e tiroides ( në doza të vogla )
– Propiltiouracili ( antitiroidien )
– Pilulat kontraceptive
– Sulfati i Bariumit
– Penicilina, Ampicilina, Amoksicilina, Cefalosporinat, Aminoglukozide ( Gentamicina, Kanamicina, etj ), Tetraciklinat
– Zovirax-i
Acidi folik
– Karbamazepina ( Tegretoli )

Të gjitha sa u thanë më lart janë të aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë, megjithatë kjo nuk i jep rrugën e lirë përdorimit ose jo të një medikamenti pa mendimin e mjekut. Kompetenca e tij e tejkalon fjalën tonë!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X