Ushqyerja me gji: a janë pengesë shenjat e strijave?

Shumë shpesh shenjat e strijave konsiderohen një problem thjesht i dukshëm dhe i parëndësishëm. Por për shumë gra nuk është kështu.




0 1

Sipas ekspertëve, në fakt, ky nuk është vetëm një problem estetik. Në disa raste madje mund të rrezikojë ushqyerjen me gji.

Janë të pakta nënat që ushqejnë me gji fëmijën pas tre muajsh

Organizata Botërore e Shëndetit, UNICEF, Bashkimi Evropian dhe të gjitha shoqëritë shkencore më të rëndësishme pediatrike rekomandojnë ushqyerjen me gji të paktën për gjashtë muajt e parë të jetës së një fëmije. Qumështi i nënës, në fakt, përfaqëson ushqimin më të mirë për të porsalindurin. Sidoqoftë, gratë që ushqejnë me gji, veçanërisht tre dhe më shumë muaj pas lindjes, janë ende të pakta. Arsyet? Shpesh ushqyerja me gji ka shumë vështirësi praktike. Midis këtyre, sipas Fimp (Federata Pediatrike Italiane) mund të jenë edhe shenjat e strijave.

Ato janë plagë të vërteta

Shenjat e strijave janë ndryshime të shtresës më të thellë të lëkurës, hipodermës. Këto janë plagë të vërteta që formohen pas shqyerjes, në disa zona, të fibrave të kolagjenit, fibrave që e bëjnë lëkurën të fortë dhe kompakte. Shtatzania paraqet një nga periudhat më të rrezikuara nga kjo pikëpamje: presioni të cilit i nënshtrohet lëkura e gjirit, barkut dhe ijet gjatë nëntë muajve për shkak të rritjes së peshës dhe madhësisë mund të shkaktojë strija.

Ata nuk zhduken pas lindjes

Pasi lind foshnja, këto shenja shpesh nuk zhduken. Në të vërtetë, ato bëhen edhe më të dukshme, duke u shndërruar në një lloj kujtese që tregon se sa kanë ndryshuar format fizike. Pamja e re e jashtme mund të mos i pëlqejë nënës së re, duke e bërë atë pak të depresionuar, duke e bërë atë të humbasë vetëvlerësimin e saj dhe ndërlikon marrëdhëniet shoqërore. Por jo vetëm kaq.

Shumë prej tyre kanë frikë se gjoksi mund të “bëhet i shëmtuar”

Kur shenjat e shtrijave shfaqen në gjoks ekziston rreziku që gruaja, pa vetëdije, të vendosë të heqë dorë nga gjidhënia natyrale. Duke pare gjinjtë tashmë “të varura”, në të vërtetë, forcon një frikë që shumë femra  e kanë, duke qenë se një nga pikat e forta të sharmit femëror është gjoksi. Rezultati është që nëna e re vendos të mos ushqejë me gji fëmijën e saj ose të ndalet shumë shpejt.

Ato duhet të parandalohen dhe trajtohen

Kjo është arsyeja pse Fimp rekomandon jo vetëm që mjeket te promovojnë dhe mbështesin ushqyerjen me gji, por gjithashtu t’u ofrojnë nënave të ardhshme dhe të reja sugjerime të dobishme për kujdesin mbi trupin e tyre. Për shembull, është mirë të dini se për të parandaluar problemin, që nga javët e para të shtatzanisë është e nevojshme të aplikoni një krem forcues në lëkurën e zonave ku ka rrezik për strija, për të rritur elasticitetin, tonin dhe rezistencën.

Lexo edhe: Si të eliminohet ushqyerja me gji gjatë natës?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Nënat nuk e prodhojnë qumështin...

Qumështi i nënës mund të jetë ushqimi i parë, por nuk krijohet gjithmonë njësoj. Tek njerëzit dhe gjitarët e tjerë, studiuesit kanë zbuluar se përbërja e qumështit ndryshon në varësi...

Qumështi i gjirit mbron fëmijët...

Përveç efekteve të tjera të shumta të dobishme, qumështi i gjirit mbron të porsalindurit nga Covid-19. Në fakt, ai ka aftësinë të përmirësojë mbrojtjen natyrale të fëmijës kundër efekteve të...

PediaMilk® dhe Gjidhënia, si lidhje...

``Gjidhënia është pjesë përbërëse e procesit riprodhues: gjidhënia përfaqëson ushqimin natyral dhe ideal për të sapolindurin dhe sjell baza biologjike dhe emocionale të pashembullta në zhvillimin e fëmijës; prandaj shoqëria...

Pesë këshilla si të ushqeni...

"Unë jam shumë e pasionuar për të drejtën tonë për të ushqyer me gji në publik," thotë nëna e dy fëmijëve Roxanne West, superylli i Instagramit (@bonjourblissblog) dhe krijuesja e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X