Ushqyerja me familjen të bashkuar përmirëson vetëvlerësimin tek adoleshentët

Mëngjesi, dreka dhe darka në shtëpi. Kjo do të thotë, të kthehesh te zakonet e vjetra të së kaluarës, kur të ngrënit si familje ishte normë.




0 1

Ky në fakt është një zakon që i ndihmon adoleshentët të vlerësojnë trupin e tyre. Sot, ky moment karakteristik i jetës familjare harrohet, por duhet të rivlerësohet për shkak të aspekteve pozitive që ka.

Studimi përfshiu 12,000 adoleshentë

Studiuesit e Universitetit të Misurit (Shtetet e Bashkuara) vëzhguan në një studim të botuar së fundmi në revistën shkencore Social Work in Health Public, e cila përfshinte 12 mijë adoleshentë, të ardhur nga mbi 300 shkolla në të gjithë Shtetet e Bashkuara, sjelljet e ngrënies, si dhe frekuencën e vakteve me prindërit. Më shumë se gjysma e adoleshentëve raportuan se hanin mëngjes pesë ditë në javë, më shumë se 30% më pak se pesë ditë në javë, ndërsa gati 17% e kalonin mëngjesin pa ngrënë rregullisht. Në thelb, meshkujt kishin më shumë gjasa sesa femrat për të ngrënë mëngjesin. Studiuesit zbuluan kështu që adoleshentët që hanin rregullisht me një prind prireshin të kishin një imazh pozitiv sa i përket pamjes së tyre.

Implikimet pozitive

Një arsye më shumë për të ngrënë në familje. Të qenit i kënaqur me pamjen e vetes, në fakt, ndihmon djemtë dhe vajzat të kalojnë në mënyrë të qetë një fazë thelbësore të rritjes së tyre, me efekte pozitive edhe në vitet e ardhshme, dhe në këtë kuptim roli i prindërve është thelbësor, siç theksohet nga Virginia Ramseyer Winter, autore e studimit: “Sjelljet e shëndetshme të një prindi mund të kenë një efekt afatgjatë te një fëmijë. Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se një marrëdhënie pozitive me ushqimin, të tilla si konsumimi i mëngjesit dhe ushqyerja si një familje, mund të lidhet me përshtypjen që ka një adoleshent për trupin e tij.

Përmirëson vetë-vlerësimin

Nuk duhet harruar që adoleshenca nuk është një periudhë e lehtë: ky është momenti kur djemtë dhe vajzat fillojnë të vetëdijësohen për veten e tyre, për fizikun e tyre, për të patur një vetë-perceptim më të qartë. Duke parë pasqyrën që mund t’i pëlqejë apo jo, dikush mund të jetë i kënaqur me imazhin e pasqyruar ose përkundrazi mund ta “urrejë trupin”. Vetëvlerësimi për trupin pra mund të jetë pozitiv ose negativ, me pasoja të pashmangshme mbi vetëvlerësimin e një personi.

Parandalon problemet mendore

Në këtë periudhë adoleshentët i nënshtrohen një seri presionesh nga ana e reklamimit, kulturës dhe modës, të cilat propozojnë modele të caktuara të bukurisë. Pra, gjykimi i të tjerëve ndikon në vetëvlerësimin e një personi. Adoleshentët mbipeshë, për shembull, janë ndër subjektet që më lehtë kanë tendencë të zhvillojnë një imazh negative për veten, me rrezikun e adoptimit të dietave drastike ose zhvillimin e çrregullimeve të ngrënies ose probleme të tilla si ankthi dhe depresioni. “Ne e dimë që zhvillimi i sjelljeve të shëndetshme gjatë adoleshencës, të tilla si konsumimi i mëngjesit çdo ditë dhe ushqyerja si familje, mund të ketë efekte afatgjata në moshën madhore,” kujtojnë studiuesit. Prandaj “të kesh një lidhje të shëndetshme me ushqimin mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në mirëqenie”.

Lexo edhe: 5 mënyra të thjeshta se si ta ktheni larjen e dhëmbëve në një zakon për të gjithë familjen






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Çfarë lavatriçe keni në shtëpi?...

Sipas ekspertëve, lavatriçet që kursejnë energji punojnë me temperatura shumë të ulëta duke krijuar mundësi më të mëdha që bakteret të mbijetojnë. Më së shumti lavatriçet e ditëve të sotme...

Hiqini rrobat sapo shkoni në...

Pjesa më e madhe e bëjnë këtë duke mbajtur veshur të njëjtat rroba që kishin gjatë gjithë ditës. Kjo është një sjellje e zakonshme por që absolutisht duhet shmangur pasi...

Incidentet që ndodhin në shtëpi,...

Qilimat, shkallët dhe oborret janë pengesa të vërteta për sigurinë e të gjithë familjes, dhe veçanërisht për të vegjlit, që ende mezi qëndrojnë në këmbët e tyre. Rreth 30% e...

Nëse merreni një orë me...

Por hulumtimet tani kanë sugjeruar se bërja e detyrave të shtëpive shtëpiake mund të zvogëlojë rrezikun tuaj për një vdekje të hershme. Shkencëtarët zbuluan se vetëm pesë minuta aktivitet të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X