Ushqyerja me biberon, ja perse nena nuk duhet te ndihet fajtore!

0 0

Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për fëmijën. Këto vlera nuk duhet t’i mohojmë në asnjë moment, por pas lindjes për arsye të ndryshme kjo formë e të ushqyerit mund të mos bëhet e mundur. Ndonjëherë fëmija refuzon gjirin, në disa raste sasia e qumështit është e pamjaftueshme, nëna mund të ketë probleme shëndetësore e kështu me rradhë! Por në të më të shumtën e rasteve kjo pamundësi për të ushqyer fëmijën me gji, përjetohet jo mirë nga ana e nënës, e cila fillon të ndiejë brenda vetes së saj ndjesi faji, duke bërë që jo rrallë ato të ndihen inferiore për shkak të kësa pamundësie.

Por nuk është aspak kështu!

Nuk ekziston një nënë e kategorisë A dhe B. Një nënë ka një problem të caktuar, shumë herë më të rëndësishëm se ushqyerja me gji, nuk do të thotë aspak se është një nënë e keqe. Aftësia e saj si nënë nuk vlerësohet aspak nga këto gjëra. Ushqyerja me gji ka shumë përfitime, po ashtu edhe kontakti që krijohet midis nënës dhe fëmijës, e megjitatë nëse edhe ti ke zgjedhur të ushqesh fëmijën tënd me qumësht formule me siguri një arsye e ke patur.

Kjo zgjedhje shpesh e bën nënën të ndihet jo e plotë, edhe pse nuk është aspak faji i saj. Nëna është nënë, edhe pse është duke ushqyer me biberon. Edhe pse në mbështetje të plotë, të ushqyerjes natyrale, pra të asaj me qumësht gjiri, duhet t’ju themi, duhet t’ju japim kurajon e duhur nënave që nuk e kanë këtë mundësi. Ato kanë nevojë të clirohen nga “zinxhiret” e kritikave dhe fajit. Kur një gjë nuk është e mundur nuk është, dhe nëse ke bërë të pamundurën por pa rezultat, është koha të mendosh ndryshe!

Ushqeje fëmijën tënd me biberon dhe dashuri. Kujdesu të zgjedhësh qumështin më të mirë për fëmijën tënd, ta përgatisësh atë në kushtet e duhura higjenike, ta ngrohësh sipas preferencës së fëmijës, dhe mos jeto më me ndjenja faji! Një nënë e lumtur rrit fëmijë të lumtur, dhe këtë do ta bësh edhe ti. Nuk ka nënë më të mirë se tjetra. Një nënë është më e mira nga të gjitha për fëmijën e saj!

Lexoni edhe: Si funksionon gjidhenia sipas nevojes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X