Ushqimet që po ju rrisin rrezikun për kancerin dhe çfarë duhet të hani në vend të tyre

0 0

Ne e dimë të gjithë se ushqimet ndikojnë në atë që jemi, e megjithatë shpesh  egjejmë veten duke konsumuar ushqimet e gabuara.

Një studim i publikuar këtë javë nga “JNCI Cancer Spectrum”, ka treguar edhe njëherë se dieta mund të luajë një rol të rëndësishëm në shëndetin e njerëzve dhe se të zgjedhësh për ushtrimet apo për konsumimin e alkoolit është të zgjedhësh për jetën.

Autori kryesor I studimit tha:

Unë shpresoj që të jemi të vetëdijshëm se një pjesë e madhe e rasteve të reja me kancer është e parandalueshme. Ushqimi është diçka qe mund të rregullohet. Është e vështirë, natyrisht, por nëse mund ta përmirësojmë marrjene disa elementeve dietikë, shumë raste të kancerit mund të parandalohen”.

Ndryshe nga studimet e mëparshme që janë përqendruar në rreziqet e kancerit tek individët, ky studim ka konstatuar gjasat e shfaqjes së sëmundjes në popullatën e të rriturve në SHBA.

Ajo që u vu re ishte se në këtë shtet njerëzit vdesin nga kanceri më shumë se nga çdo sëmundje tjetër, përveç sëmundjeve të zemrës.

Të dhënat mbi zgjedhjen e ushqimit dhe kancerin

Hulumtuesit analizuan të dhënat kombëtare se sa ushqim konsumoin të rriturit mbi 20 vjeç.

Gjithashtu u panë edhe llojet e ndryshme të kancerit që kishin prekur popullatën në studim.

Hulumtuesit pastaj vlerësuan se sa nga rastet e kancerit të diagnostikuara çdo vit mund t’i atribuohen dietave që përmbajnë sasi të pakta tëprodukteve të qumështit, frutave, perimeve, mishit të kuq dhe të përpunuar dhe pijeve me sheqer.

Ajo që hulumtuesit zbuluan është se njerëzit që kishin konsumuar dieta të varfra në ushqime, ishin mbi 80 mijë të prekur me kancer në vitin 2015.

Shumica e këtyre rasteve – 84 për qind – ishin rezultat i drejtpërdrejtë i pacientëve që nuk kishin konsumuar prodhime të qumështit, kishin konsumuar pak mish, shumë pije me sheqer etj.

Ushqyerja si parandalim

Megjithëse shkencëtarët kanë dyshuar gjatë se ka një lidhje mes dietës dhe kancerit, vitet e fundit kjo ide është përforcuar mjaftueshëm.

Si shembull është marrë rritja e numrit të të prekurve me kancer të zorrës së trashë, e gjendur sidomos tek të rinjtë, dhe ky kancer mendohet të jetë rezultat i konsumimit të sheqerit dhe ushqimeve të përpunuara, si dhe të mungesës së ushtrimeve.

Nivelet e larta të sheqerit rrisin prodhimin e insulinës, një hormon që nga ana e tij besohet të stimulojë rritjen e qelizave të kancerit.

Ai vë në dukje se studimet e mëparshme që provuan origjinën e kancerit në mënyrë tipike kanë shikuar një kombinim të faktorëve të rrezikut – jo vetëm të trashje, për shembull, por sjellje të tilla si pirja e duhanit dhe mungesa e stërvitjes.

Rreziqet e kancerit ndryshojnë

Hulumtuesit gjithashtu gjetën pabarazi midis nëngrupeve të popullsisë.

Rreziqet e kancerit në lidhje me dietën ishin më të larta mes meshkujve, të rriturve të moshës së mesme dhe pakicave racore si dhe etnike.

Gjithashtu ata zbuluan se kanceri i zorrës së trashë ishte lloji më i zakonshëm që lidhej me ushqyerjen e pakët.

Sëmundje të tjera që i atribuohen dietës së varfër, të renditura sipas rasteve të reja, ishin:

  • kanceri i gojës, faringut dhe laringut
  • kancer i mitrës
  • kanceri i gjirit (postmenopauzë)
  • kanceri i veshkave
  • kanceri i stomakut
  • kanceri i mëlçisë

Gabimet që bëjmë me dietën tonë

Duke parë se cilat dieta ishin më shpesh të lidhura me rastet e reja të kancerit, shkencëtarët përcaktuan se ishin ato që nuk përmbanin mjaftueshëm peodukte qumështi, kishin shumë mish të përpunuar, nuk përfshinin mjaftueshëm perime dhe fruta, mbipërorimi i mishit të kuq dhe konsumimi i shumë pijeve me sheqer.

Zgjidhjet e mundshme

Hulumtuesit thanë se njerëzit nuk i njohin rreziqet e mishit të përpunuar apo përfitimet shëndetësore të drithërave.

Ata shpresojnë që qeveritë të miratojnë disa politika të tilla si vendosja e etiketave përalajmëruese, tek të gjitha ushqimet që përmbajnë mish të përpunuar dhe të kufizohen dyqanet që shesin kafe apo lëngje me sheqer në shkolla dhe pranë vendeve të punës.

Duke pranuar se dieta e dobët mund të ndikojë stilin e jetesës, studiuesit thonë se  politikëbërësit duhet të formulojnë strategjitë e parandalimit të kancerit që të rinjtë të mund të kuptojnë.

Ajo që mund të bëni të gjithë është të rregulloni dietën tuaj duke zvogëluar shanset për kancer, dhe duke përfshirë ushqime si më poshtë:

Drithëra, ushqime që përmbajnë grurë, misër, oriz etj.

Produktet e qumështit

Perimet

Frutat

Mish me pak yndyrë, vezë, fasule të thata, arra.

Lexo edhe: A mund te ndihmojne ushqimet pikante ne trajtimin e kancerit?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X