Ushqimet që ju ndihmojnë të rrisni imunitetin

0 0

Tani më shumë se kurrë, është e rëndësishme që sistemi juaj imunitar të jetë sa më i fortë gjatë pandemisë COVID-19. Një nga mënyrat më të mira për të qëndruar të shëndetshëm është duke mbajtur një dietë të mirëeukilibruar. Dietologia Tiana Carey ndan disa ushqime që mund të ndihmojnë në rritjen e sistemit tuaj imunitar.

Vitamina A (Betakaroten)

Kjo vitaminë ndihmon në shëndetin e zorrëve dhe sistemit të frymëmarrjes. Ndër ushqimet e pasura me vitaminë A janë karota, patatja e ëmbël, spinaqi, brokoli dhe specat e kuq.

Vitamina C

Vitamina C ndihmon në stimulimin e formimit të antitrupave. Frutat agrume, luleshtrydhet, piperi i kuq dhe kivi janë të gjitha të pasura me vitaminë C.

Vitamina E

Kjo lëndë ushqyese promovon neutralizimin e radikaleve të lira duke vepruar si antioksidant. Ushqimet e pasura me vitaminë E përfshijnë vajrat bimorë, arra, fara dhe avokado.

Zinku

Ka shumë enzima të varura nga zinku në trupin tonë dhe mungesa e tij është e lidhur me mosfunksionimin e imunitetit. Ushqimet e pasura me zink përfshijnë fasulet, farat, arrat, mishi, shpezët dhe prodhimet e detit.

Proteinat

Aminoacidet specifike që gjenden në proteina janë thelbësore për funksionin e qelizave T, të cilat janë qeliza që mbrojnë trupin kundër patogjenëve. Mishi, shpezët, prodhimet e detit, vezët, fasulet, arrat dhe farat të gjitha kanë shumë proteina.

Këto lëndë ushqyese ndihmojnë sistemin tuaj imunitar të funskionojë në mënyrë më efikase dhe efektive, por nëse e teproni mund të jenë të dëmshme. Hani këto lëndë ushqyese në moderim dhe mos e teproni. Nëse hani shumë karota, thjesht mund të bëheni portokalli! Si gjithmonë për  parandalimin e përhapjes së sëmundjes, lani duart shpesh.

Lexo edhe: 12 ushqime që përmbajnë më shumë vitaminë C se portokalli






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X