Ushqimet që duhet të konsumojmë pasi kemi kaluar kancerin e gjirit

Nese e keni kaluar njehere kancerin e gjirit, nje nga gjerat qe duhet te tregoni me shume kujdes eshte dieta. Ja cfare eshte mire te konsumoni dhe cfare te eleminoni.




0 0

Ajo që hani ndikon në peshën tuaj, në mënyrën si ndiheni por edhe në rrezikun e disa lloje sëmundjesh. Nëse e keni kaluar njëherë kancerin e gjirit, kujdesi juaj ndaj dietës ushqimore duhet të jetë edhe më i madh.

Ushqimet që duhet të konsumojmë pasi kemi kaluar kancerin e gjirit:

Është e sigurt soja?

Ushqimet me bazë sojën përmbajnë kimikate të ngjashme me estrogjenin. Pavarësisht frikërave që ekzistojnë, studimet e fundit kanë treguar se nuk përbën asnjë rrezik për kancerin konsumi i tyre.

A duhet eleminuar sheqeri?

Lidhur me sheqerin është shumë e rëndësishme të kontrolloni masën, jo ta eleminoni tërësisht.

Hani më shumë ushqime bimore

Konsumi i produkteve me bazë bimore ul shanset e përgjithshme për t’u prekur nga kanceri i gjirit. Ndjekja e një diete të tillë rekomandohet si një nga luftëtaret më të forta të tumoreve më agresivë.

Hani shumë drithëra

Rritja e konsumit të dirthërave ul shanset për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

Alkooli

Studimet kanë treguar se konsumi i më shumë se dy pijeve alkoolike në javë rrit gjasat për rikthimin e tumorit.

A janë më të mira ushqimet organike?

Ushqimet e rritura pa pesticide na mbrojnë nga kanceri. Ky është një mendim jo i vërtetuar shkencërisht. Ajo që bien dakord të gjithë shkencëtarët është thjesht të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime dhe t’i lani gjithmonë para se t’i hani.

Fakte për yndyrnat

Ka studime që tregojnë se yndyrnat e larta rrisin rrezikun e kancerit, por kjo nuk është vërtetuar ende plotësisht. E rëndësishme është të ruani masën e konsumit të tyre.

Përqëndrohuni tek fibrat

Nëse hani shumë drithëra, fruta e perime do të merrni fibra në mënyrë natyrale, të cilat besohet se ju mbrojnë nga rreziku i kancerit.

Vitamina D

Studimet kanë treguar se nivelet e ulëta të kësaj vitamine në organizëm, rrisin rrezikun e kancerit të gjirit dhe llojeve të tjera të kancereve.

Lexo edhe: Ushqyerja brenda një kohe prej 8 orësh çdo ditë mund t’ju mbrojë nga kanceri i gjirit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X