Ushqimet nga deti ofrojnë ushqyes jetësorë për nënat dhe bebet në bark, ja çfarë rreziku shmangni nëse i konsumoni

Acidet yndyrore si Omega-3, që gjenden tek ushqimet si peshku dhe frutat e detit, dihet se kanë lidhje me shëndetin e zemrës, por ato janë gjithashtu shumë jetësore edhe për gratë shtatzëna dhe bebat në bark.




0 0

Ushqyesit e rëndësishëm që gjenden brenda këtyre produkteve, ulin rrezikun e depresionit të nënës dhe sjellin një peshë më të mirë lindjeje për foshnjën, së bashku me përmirësimin e zhvillimit dhe funksionimin e trurit, si dhe parandalimin e astmës. Ajo që ngelet e paqartë është sasia për të cilën keni nevojë çdo ditë.

Mërkuri që gjendet tek këto ushqime nuk është problem

Në një studim në Spanjë, studiuesit ndoqën 2 mijë nëna dhe foshnjat e tyre nga tremujori i parë i shtatzënisë e deri në ditëlindjen e pestë të fëmijës.

Hulumtuesit zbuluan se konsumimi i sasive të mëdha të peshkut yndyror përgjatë shtatzënisë mund të ofrojë përfitime të mëdha, si përmirësime në funksionimin njohës dhe mbrojtje nga disa prej tipareve të spektrit të autizmit. Përfitimet u vunë re kur nëna konsumonte rreth 85 gramë peshk çdo ditë.

Kjo sasi është vetëm brenda kufijve të vendosur nga Autoriteti Europian për Sigurinë e Ushqimit për të shmangur merkurin e tepërt dhe nuk kishte asnjë shenjë që merkuri apo ndotësit e tjerë të lidhur me peshqit kishin efekt negativ që të pengonin përfitimet e dukshme.

Sasia e peshkut të rekomanduar në studimin spanjoll në javë është rreth 200 deri 340 gramë, ku përfshihet një shumëllojshmëri e ushqimeve që vijnë nga deti.

Nëse nuk jeni duke ngrënë mjaftueshëm ushqime të tilla, marrja e suplementeve mund të plotësojë mungesat.

Lexo edhe: Konsumi i peshkut rrit shanset për të ngelur shtatzanë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Edhe sasia minimale e kafes...

Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e...

Koha e Qershive!

Qershitë janë ndër frutat më të preferuara që i duan pothuajse të gjithë. Edhe pse aromës, ngjyrës dhe pamjes së tyre nuk i reziston dot askush, kur bëhet fjalë për...

A mund të konsumohet majdanozi...

Majdanozi është një bimë që përdoret gjerësisht në kuzhinë në mbarë botën. Dobitë e tij për shëndetin tonë janë të panumërta. Por shtatzania është një periudhë delikate dhe si e...

Mënyra e ngrënies gjatë shtatzanisë...

Ju mund të kujdeseni për mirëqenien e foshnjës tuaj ndërsa është ende në bark. Si për shembull duke praktikuar aktivitet fizik dhe duke ndjekur një stil të shëndetshëm të ushqyerjes....

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X