Ushqimet më të mira për zemrën

0 0

Për një shëndet të mirë të zemrës, është i njohur efekti i një diete të balancuar me fruta e perime, por sipas studiuesve në Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë ekzistojnë ushqime të tjera, të tilla si kafe, çaj dhe bishtajoret, që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Megjithatë, nevojitet vëmendje ndaj sheqernave, alkoolit dhe produkteve të qumështit. Rezultatet e studimit u publikuan në Journal of the American College of Cardiology.

Bishtajoret

Fasule, bizele, sojë, chickpeas, thjerrëza, duke qenë një burim i mirë i proteinave, reduktojnë shanset e sëmundjes së arteries koronare dhe përmirësojnë nivelet e glukozës në gjak, tensionin e gjakut dhe peshën.

Kafe dhe çaj

Ndër ushqimet e mira për zemrën janë çuditërisht çaji dhe kafja. Konsumi i rregullt i kafes shoqërohet me një rrezik më të ulët të vdekshmërisë kardiovaskulare. Edhe çaji duket të jetë një “kurë”, sepse përmirëson shëndetin kardiovaskular, me kusht që të jetë pa sheqer ose qumësht.

Armiqtë e zemrës

Hulumtuesit rekomandojnë që rrallë të konsumoni të gjitha ushqimet që përmbajnë sheqerna të shtuara si pijet, ushqimet e përpunuara dhe sheqeri në tavolinë. Konsumi i tyre shoqërohet me një rritje të rrezikut të sëmundjeve të zemrës, ishemi dhe goditje, si dhe një përkeqësim të gjendjeve të caktuara patologjike të tilla si ateroskleroza.

A e dini se?

Kafja përmban flavonoide, substanca që, falë veprimit të tyre antioksidues, kontribuojnë në mbrojtjen kundër radikaleve të lira që nxisin plakjen qelizore.

Lexo edhe: Marrja e omega-3 pas lindjes permireson shendetin e zemres dhe parandalon diabetin






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X