Ushqimet e familjes, duhet apo jo t’i haje nje femije i vogel?

0 0

Tashmë është bërë një fakt i njohur pothuajse nga të gjitha nënat se ushqyerja e fëmijës nuk duhet të fillohet para muajit të 6 (gjithsesi duhet të vendosni bashkë me pediatrin se cila është zgjidhja e duhur për fëmijën tuaj). Në muajin e 6 fëmija konsumon një supë të lehtë, të përshtatshme për moshën e tij, e megjithatë disa nëna vendosin të veprojnë ndryshne. Ato mendojnë se fëmija i tyre duhet të ulet në tavolinë me familjen dhe të zgjedhë vetë se çfarë dëshiron të hajë pra të konsumojë pa problem ushqimet e familjes.

Është e drejtë apo e gabuar kjo gjë?

Ndoshta nënat në këtë pikë mendojnë se fëmija i tyre do të rritet më i shëndetshëm, duke justifikuar veprimin e tyre me shprehjen rutinë “po ne si jemi rritur”? Sigurisht që ne jemi rritur në mënyrë të tillë, ku nënat na ushqenin edhe në moshë shumë te hershme me mualebi (në disa raste edhe që 40 ditët e para të jetës), megjithatë koha ka evoluar dhe duke qënë se kemi mundësi të informohemi më shumë në lidhje me ushqyerjen e fëmijës pse të mos e bëjmë? Sigurisht që nënat tona janë më të mirat, zgjedhjet e tyre janë më të mirat, megjithatë le t’ja referojmë viteve ’60-‘70’-’80 këto metoda dhe të zgjedhim të veprojmë ndryshe. Si ndryshe? Duke i dhënë fëmijës të hajë një ushqim të caktuar, sipas një grafiku të caktuar, me një rradhë të caktuar, dhe me një distancë të caktuar kohore.

Pse fëmija nuk duhet të hajë ushqimet e të rriturve para vitit të parë të jetës?

• Fëmija mund të shfaqë alergji ndaj një ushqimi të caktuar. Mbi të gjitha dieta ushqimore duhet të jetë pa përmbajtje gluteni.
• Cilësia e ushqimit nuk është e njëjtë, edhe pse ju mund të ushqeheni shumë shëndetshëm në familje. Ushqimet tuaja përmbajnë kripë, salcë domatesh, vaj luledielli apo misri (pra jo vaj ulliri).
• Fëmija ka nevojë të hajë ushqime më të thjeshta dhe më të lehta për t’u tretur krahasuar me supën apo gjellën që konsumojnë të rriturit.

Këshilla jonë?

E përshtasni gjithmonë ushqimin me fazën e tij të rritjes, më pas me kalimin e vitit të parë të jetës mund të filloni t’i jepni dalëngadalë edhe ushqimet e familjes, të cilat gjithsesi do t’i hajë gjithë jetën. E rëndësishme është të hedhë bazat e një ushqyerje të shëndetshme gjatë vitit të parë të jetës.

Qumesht formule apo qumesht lope?

View Results

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X