Ushqeni me gji? Ja ushqimet qe do te rrisin prodhimin e qumeshtit

0 0

Qumështi i gjirit prodhohet si pasojë e një thithje të mirë të fëmijës, por në këtë proces mund të japin ndihmën e tyre edhe disa ushqime specifike. Gjatë ditës gjiri prodhon sasi të jo të njëjta qumështi gjë e cila ndikohet nga thithja e fëmijës, nga mosha e tij, frekuenca e pirjes së fëmijës, etj dhe për këtë arsye ndjekja e një diete të mirë është shumë e rëndësishme. 

Ja disa ushqime që shtojnë qumështin e gjirit

Mielli i tërshërës
Ky drith favorizon prodhimin e oksitocinës, hormon që ndikon në prodhimin e qumështit. Ai do të ndihmojë edhe në lehtësimin e simptomave të depresionit post-partum. Mund të konsumoni edhe biskota të përgatitura me këtë miell.

Bajamet
Ato janë të pasura e fibra, minerale dhe proteina. Yndyrnat e mira e bëjnë qumështin e nënës më të ushqyeshëm dhe më të pasur me yndyrë.

Vaji i kokosit
Duhet të jetë vaj biologjik. Ai përmban acide yndyrore si omega-3 të cilat favorizojnë prodhimin e hormoneve përgjegjëse për prodhimin e qumështit të gjirit. Ai gjithashtu e furnizon nënën me energjitë e nevojshme. Nëna duhet të marrë 1-3 logë vaj kokosi në ditë, të cilat mund t’i përdorë edhe në sallatë.

Portokalli
Vitamina C që përban portokalli është shumë e rëndësishme për prodhimin e qumështit të gjirit. Ata gjithashtu përmbajnë vitaminën A, B, kalçium, kalium dhe fosfor. Gjatë shtatëzanisë duhet të pini 2 gota me lëng portokalli në ditë, bashkë me shumë ujë, supëra dhe lëngje të tjera. Mos e tejkaloni limitin prej 2 gotash pasi mund të krijojnë shqetësim tek fëmija.

Fenugreek
Duhet të pini 1 filxhan me këtë çaj në ditë, kryesisht në mëngjes.

Veza
Veza mund të konsumohet në mënyra të ndryshme.

Salmoni
Peshku duhet të konsumohet nga nëna dhe kryesisht salmoni. Mund të konsuoni 2 porcione në javë.

Karotat
Mund të konsumohet sic është ose lëngu i saj. Ato përmirësojnë shëndetin e indeve të gjoksit.

Orizi
Kryesisht ai integral, pasi përmban fibra dhe përbërës të rëndësishëm. Ai i jep trupit kaloritë e duhura për të prodhuar një qumësht sa më cilësor.

Lexo edhe: 6 gjerat qe duhet te dini para se te filloni te ushqeni me gji

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X